Hipotekat, vendi i babëzisë dhe grabitjes së pasurisë së shqiptarëve

669
Sigal

KLSH
kallëzon në prokurori ish-regjistruesin, ish-hartografin dhe dy juristë të ZVRPP
Kukës

 

 

Batërdia dhe
maskarada e Ministrisë së Edmond Haxhinastos nuk ka kufij. Sikur të mos mjaftonin
rrugët e Dashamir Xhikës, sinjalistika dhe qindra të aksidentuar për të cilën
do të rifillojmë publikimin e tyre, duke ua vënë në dispozicion dokumentet, grupit
të transparencës, Vettingut dhe Byrosë Hetimore sapo këto institucione të
konstituohen. Por le t’i kthehemi kontrollit më të fundit të KLSH, institucionit,
i cili ka marrë vlerësime maksimale nga ndërkombëtarët dhe vetëm para dy ditësh
nga TRANSPARENCY INTERNACIONAL. Sipas organit të kontrollit, nëpunësit e ZVRPP Kukës
kanë kryer veprime shpronësimi për llogari të
Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), në regjistrimin e
Pasurive Publike Shtetërore

përfituara nga shpronësimi për interes publik për A
eroportin e Kukësit, në administrim të AAC, në 4 raste në sipërfaqen
prej 23, 778 m2, duke shpërblyer 4 subjekte private në vlerën rreth
14, 3 milionë lekë ose 104, 000 Euro, pa patur titullin e pronësisë (Aktin e
Marrjes së Tokës në Pronësi-AMTP), duke i shkaktuar dëm ekonomik Buxhetit të
Shtetit.
Kontrolli
i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 311/1, datë 15. 03. 2016,
i ndryshuar, ka ushtruar auditim në
Zyrën
Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme
Kukës, për
periudhën 01. 01. 2012 deri më 31. 12. 2015.
Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të
dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për
përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin
e Kryetarit të KLSH-së
Nga
auditimi i dokumentacionit të vënë dispozicion në lidhje me
regjistrimet
e pasurive të paluajtshme në favor të Autoritetit Aviacionit Civil në zbatim të
VKM nr. 95, datë 10. 02. 2004 “Për shpronësimin për interes Publik të Pasurive
të Paluajtshme që preken nga ndërtimi i Aeroportit të Kukësit dhe rrugëve të
reja të tij” dhe VKM nr. 892, datë 22. 12. 2004 “Për plotësimin e
dokumentacionit të pronësisë mbi tokën që zihet nga Aeroporti i Kukësit të
miratuar me Vendimin nr.1, datë 07.01.2000 të Këshillit të Rregullimit të
Territorit të Republikës, u konstatua se pronarët që preken nga ndërtimi i Aeroportit të
Kukësit, do të shpronësohen dhe kompensohen për sipërfaqen prej 512221 m2
“Tokë bujqësore”, 1821 m2 “Truall”, 771 m2 sipërfaqe
objektesh, 617 copë drufrutorë dhe 8, 294, 936 lekë për kulturat bujqësore me
një vlerë të përgjithshme 337,153,976 lekë dhe me afat përfundimi të
shpronësimit 31.03.2004. Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në
dispozicion nga ZVRPP, rezulton të jenë kryer 6 aplikime nga Autoriteti i
Aviacionit Civil për regjistrimin e pasurive të shpronësuara, sipas referencave
me nr. 0943, 0944, 0945, 0947, 0950 dhe 0951 gjatë periudhës korrik 2015-
korrik 2016 për regjistrimin e 65 pasurive me sipërfaqe totale 181123 m2.
Megjithëse kishin kaluar rreth 11 vjet nga dalja e Vendimit nr. 95, datë 20. 02.
2004, nuk është regjistruar e kaluar pronësi “Shtet” ndaj Autoritetit të
Aviacionit Civil (AAC) sipërfaqja prej 331098 m2. Nga krahasimi i
regjistrimeve të kryera, sipas 6 referencave, evidentuar në listën e miratuar
të shpronësimeve, rezulton se për 65 subjekte, janë regjistruar 12548 m2
më shumë se sipërfaqet e përcaktuara në listat e shpronësimit, të cilat me
çmimin 600 lekë/ m2, vlerësohen në 7,528,800 lekë. Nga auditimi
rezultoi se është dhënë sipërfaqja prej 31433 m2 më tepër se sipërfaqet
e përcaktuara në listat e subjekteve të shpronësuar, të cilat me çmimin 600
lekë/ m2 llogariten në një vlerë prej 18, 859, 800 lekë, si pasojë e
mos saktësimit të gjendjes juridike të pronësisë. Gjithashtu nga auditimi i
dokumentacionit të AMTP për 65 subjekte, bazuar në 6 aplikimet e kryera nga AAC,
rezultoi që në 4 raste është kryer veprimi i shpronësimit dhe i regjistrimit të
pasurive duke kaluar në favor të AAC sipërfaqen prej 23778 m2, pa
patur AMTP, duke shpërblyer si rrjedhojë 4 subjekte private në vlerën prej 14, 266,
800 lekë, gjë që përbën dëm ekonomik, në kundërshtim me Ligjin nr. 7843, datë
13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurisë të Paluajtshme”, i ndryshuar dhe
Rregulloren me nr. 184, datë 08. 04. 1999. Por nga ekspertët e kontrollit të
KLSH është konstatuar mospërputhje ndërmjet emrave në listat e shpronësimit me
emrat e regjistruar dhe nuk janë kërkuar dëshmi trashëgimie, apo akte të tjera
që ligjërojnë veprimet e kryera. Për aplikimet e kryera nga AAC, sipas
referencave të mësipërme, janë pranuar dhe janë kryer pagesa për shpronësim pa
u paraqitur kopje të certifikatave të pronësisë. Gjatë kontrollit të Regjistrave
të Kartelave të Pasurive të Paluajtshme nr. 16, në 3 raste sipas referencave nr.
009, 008, dhe 004, rezultoi se është kaluar pronësia në favor të AAC pa
përfituar më parë certifikatë pronësie. Bazuar në listën e miratuar të
shpronësimeve sipas VKM nr. 95, datë 20. 02. 2004, rezultoi se dokumentacioni i
pronësisë i përfituar nga subjektet nëpërmjet komisioneve të ngritur nga
komunat, është bërë pas përfundimit të afatit të përcaktuar në VKM. Nga
auditimi rezultoi se pronësia e përfituar nga subjektet private është bërë në
kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 10. 08. 1991.
Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer
kallëzim penal për ish-Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Kukës R. T. , ish-
specialistin hartograf H. K. dhe 2
specialistët juristë të ZVRPP Kukës B. D dhe S. T
(apo dhe persona të tjerë që mund t’ju
rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve)
, të cilët në mospërmbushje të detyrës së
tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar
elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni
248 i Kodit Penal.

 

 

 

KLSH
kallëzon në prokurori regjistruesin, dy ish-regjistrues dhe 13 specialistë dhe
ish specialistë të ZVRPP Berat

 

Kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga
sa përcaktuar në Ligj, duke lëshuar certifikata mbi këto pasuri. Kanë lejuar
tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43626 m2
sipërfaqe tokë arë, pa patur aktin e marrjes së tokës në pronësi. Kontrolli i
Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 189/1, datë 12. 02. 2016,
ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Berat, për
periudhën 01. 01. 2013- 31. 12. 2015. Në përfundim të auditimit u konstatuan
një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat
përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të
miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 70, datë 29. 06. 2016,
të cilat
janë përcjellë në subjekt me shkresën nr. 189/7, datë 30. 06. 2016
. Nga auditimi u konstatuan një sërë
shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:
15 raste
janë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe, bazuar në Aktin e Marrjes së
Tokës në përdorim, që nuk përbëjnë titull pronësie, veprim në papajtueshmëri me
nenin 25/a dhe pika 5 neni 45, të Ligjit nr. 33, datë 21. 03. 2012 “Për
regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Në 20 raste, janë kryer veprime
tjetërsimi nëpërmjet transaksioneve mbi këto pasuri, si pjesëtim pasurie, bashkim
pasurie, pa patur dokumentacionin ligjor për regjistrimin e pasurive. Në 27
raste
janë regjistruar pasuri të cilat nuk janë përfituar me Ligjin nr. 7501,
datë 17. 09. 1991 “Për tokën”. Në 5 raste janë regjistruar më tepër 9756
m2 ullishte se AMTP, Në 21 raste janë regjistruar pasuritë me
mangësi në dokumentacion si mungesa e vulave, nënshkrimeve nga Kryetari i
Komisionit të Tokës në fshat, veprime këto në papajtueshmëri me nenin 25/a, të
Ligjit nr. 33, datë 21. 03. 2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”
. Gjithashtu
audituesit e KLSH kanë zbuluar se në 1 rast është bërë
pa
patur akt pronësie,
regjistrimi i pasurisë truall
me sipërfaqe 951 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 180 m2, veprim
në papajtueshmëri me nenin 24/a, Ligjin nr. 7843, datë 13. 07. 1994“Për
regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.
Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal në
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për Regjistruesin e ZVRPP-së A. B. , dy ish
regjistruesit A. M. dhe F. P. , për 7 ish-specialistë: A. ZH. ish-specialist i
Regjistrimit Fillestar, R. A. ish-Përgjegjës i Regjistrimit dhe Hartografisë, O.
G. ish-hartograf, A. M. ish-Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit Fillestar, S.
S. e J. D. ish-hartografë e L. E. ish-Specialist i Regjistrimit Fillestar si
dhe për 5 specialistë Sh. D. hartograf, F. Rr. Përgjegjës i Sektorit të
Regjistrimit e Hartografisë, Z. C. e E. Ç. juristë, dhe A. Gj. juriste
(apo dhe persona të tjerë
që mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve)
, për konsumim e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit
të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.