Hipën në makinë me të panjohurit, 35-vjeçarja: Më përdhunuan jashtë Tirane

666
Një 35-vjeçare me banim në Tiranë ka kallëzuar në polici një ngjarje të rëndë që ajo pretendon se i ka ndodhur.
Sipas kallëzimit, ajo ka hipur me dëshirën e saj në një makinë, ku ishin dy persona të cilët ajo nuk i njihte. 
Më tej, ajo ka udhëtuar me ta jashtë Tiranës, dhe sipas denoncimit të 35-vjeçares, djemtë e paidentifikuar kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. 
Policia e Tiranës thotë se është duke punuar për të zbuluar të vërtetën e këtij pretendimi, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. 
Sigal