Himarë, sekuestro hotelit në ndërtim me gjithë truallin, një financim prej 500 mijë eurosh

1043
Sigal

Policia e Vlorës njoftoi se në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vënë në sekuestro preventive një hotel në ndërtim.

Ky ndërtim, i lejuar në 2018  nga bashkia e Himarës, është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator F. H. në një truall prej 700 m2 në Spile

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro. Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.