Hierarkia brenda bandës/ Nga “truri” tek “informatori”, si ishin ndarë rolet mes grabitësve

106
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ‘zbërthyer’ sot mënyrën se si funksiononte banda e grabitësve, prej të cilëve ka 4 të arrestuar dhe 4 në kërkim deri në këto momente.
Hoxha tha se banda funksiononte në dy pjesë: grupi Komando që kryente grabitjet dhe grupi logjistik që siguronte informacionin dhe jepte sinjalet. Sipas tij, grupi Komando drejtohej nga Jetmir Çerpja.
Gazetari Hoxha tha se aktualisht po vijon operacioni në tre zona të vendit nga veriu në jug, ndërsa një ndihmesë e madhe për policinë janë qytetarët.
“Policia e Shtetit është duke kryer operacionin aktualisht në Drejtorinë e Policisë së qarkut Dibër, ku ka informacione se mund të ndodhen disa persona që kanë dijeni. Gjithashtu është duke u kryer operacioni edhe në Tiranë, edhe në jug të vendit. Qytetarët janë duke bashkëpunuar me policinë. Tashmë janë identifikuar edhe 2 emrat e tjerë. Për çdo informacion që vjen nga qytetarët ka shpërblim, por publikohen në raste të veçanta kur shpërblimi është i madh”, tha ai.
Duke folur për një prej personave të shpallur në kërkim, Admir Murataj, Hoxha tha se aktiviteti i tij ka qenë kryesisht jashtë vendit, ku në Greqi njihej me 13 identitete.
“Admir Nikaj është emri i tij vërtetë. Nga Tropoja, familja e tij ka ardhur në Fushë-Prezë. Edhe banesa e këtij personi është shumë afër vendit ku ndodhi grabitja, çka ka krijuar kushte të favorshme. Admir Nikaj njihet nga policia, pavarësisht se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri, por jashtë. Ai njihet me 13 identetite të tjera. Ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur. Është grupi i Marjan Kolës. Ilir Kupa i mbijetuar i atij grupi. Duket një grup që nuk ka emër në Shqipëri, por aktivitetin e ka jashtë. Përveç këtij është edhe Admir Çerpja”, tha Hoxha.
Ai ka shpjeguar edhe funksionimin e bandës së grabitësve. “Grupi është i ndarë në dy pjesë. Grupi i ndërhyrjes me efektivë të forcave speciale. Pjesa tjetër e grupit drejtohet nga Jetmir Çerpja. Në këtë pjesë të grupit është edhe Fatjon Xhyliu. Kjo pjesë e grupit nuk ka qenë me grupin e grabitjes atë ditë por me dhënien e operacionit. Ish-polici privat nga Lushnja i ka raportuar komandos që makina kaloi.
Grupi tjetër është marrë me mbledhjen e operacionit. Është një bandë e ndarë në dy pjesë që mbulojnë një aktivitet. Kë bankë do sulmojmë, çfarë sistemi sigurie ka, sa njerëz kanë. Ndaj kanë shkuar me motosharrë dhe jo me gurë fresibël. Ky grup ka ndjekur një taktikë tjetër. Ka kërkuar të kalojë pak kohë nga grabitja pastaj të ndajë paratë.
Mjetet janë grabitur në Kosovë, sepse 3 shtetasit nga Tropoja, Admir Nikaj dhe 2 vëllezërit në moshë të re, madje këta 2 dyshohet se jo vetëm kanë qenë në pjesën logjistike të grupit por edhe mund të kenë marrë pjesë, mund të kenë drejtuar mjetet.
Grupi mund të ketë të tjerë persona sepse është një grup i organizuar dhe sofistikuar”, shpjegoi Hoxha.
HIERARKIA BRENDA BANDËS SË GRABITËSVE
“TRURI” I BANDËS
Admir (Jetmir) Çerpja
Admir Nikaj (Murataj)
Planifikonin grabitjet, studionin lëvizjet e blindave me para, përcaktonin bankën që do godisnin.
“GRUPI I ZJARRIT”
Ditjon Memlikaj (ish-Komando)
Neim Avdulaj (ish-Komando)
Ernest Kupa
FURNITORË (Në mjete, armë, logjistikë, radio, kamuflazh)
Dy vëllezër nga Tropoja (Nipat e Admir Nikaj ‘Murataj’)
INFORMATOR NË TERREN 
Fajton Xhyliu
Në lidhje me shumën e rikuperuar nga policia, Hoxha tha se është diku 1.2 milionë euro.
“Ky grup, vetëm në 2 grabitjet zyrtare ka grabitur një shifër diku 7 mln euro. Shifra e rikuperuar 1.2 milionë euro. Në dijeninë time është më e vogël. Por pak rëndësi ka sepse nëse ti ke grupin paratë i gjen kollaj”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Hoxha theksoi se ai nuk ka shpresa se do gjenden të gjitha paratë. “Nuk ka shumë shpresë për mua se do gjendjet sasia e lekëve të grabitura. Në kohën kur u vra nga policia Marian Kola, i cili ishte truri i bandës, mendohet se ata po iknin të merrnin lekët që kishin grabitur në bankën greke. Dy prej tyre kanë treguar bashkëpunim, nuk e di nëse do marrim status apo do përfitojnë ulje dënimi. Ata do japin informacione edhe për logjistikës, emrat e bandave, para janë kapur edhe në Vlorë, në Lushnjë, Gjirokastër.”, tha Hoxha. Teksa u pyet nëse grupi kriminal në fjalë ka një ‘kokë’ që e drejtorin, Hoxha tha se dy personat e shpallur në kërkim, Admir Nikja dhe Admir (Jetmir) Çerpja ishin krerët.
“Grupi rezulton me dy drejtës. Që herët thashë se janë kapur 4 persona, nga 6. Grupi mund të ketë më shumë se 6. Të gjithë këta do shkojnë si bashkëpunëtor dhe do dalin para drejtësisë. Dy drejtuesit janë Adrmir Cerpja dhe Admir Nikja. Ata janë të pjesës logjistike. Ky grup që kreu grabitjet nuk është një bandë e njohur.”, theksoi ai.