Hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

623
Sigal

Nën drejtimin e kryetarit Gramoz Ruçi, Kuvendi hodhi të premten shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kuvendi mbajti të premten shortin duke përzgjedhur 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët përzgjidhen nga radhët e sistemit gjyqësore.

Anëtarët e rinj të KED-së do të jenë Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja nga Gjykata Kushtetuese, Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë, Arata Marku nga Prokuroria e Përgjithshme, Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali nga gjykatat e Apelit, Fatjona Memçaj nga Prokuroria pranë gjykatave të Apelit dhe Eriol Roshi nga gjykatat administrative.

Si pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u përzgjodhën dhe tre anëtarë zëvendësues, përkatësisht Medi Bici nga Gjykata e Lartë, Gurali Brahimllari nga Apeli dhe Klodiana Veizi (Mema) nga Shkalla e Parë.

Nga 9 anëtarët e përzgjedhur të KED-së, Fatri Islamaj, Margarita Buhali Eriol Roshi nuk kanë kaluar akoma procesin e vetingut, ndërsa nga 3 anëtarët zëvendësues procesi i rivlerësimit është përfunduar vetëm për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Medi Bici.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një nga institucionet e reja të krijuara si pjesë e reformës në drejtësi.. Roli KED-së është renditja e kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Kushtetuese. Kuvendi e  zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.