Hidhet nga kati i tretë i një pallati i riu

618
Lajmi i fundit
Sigal

Një person ka rënë nga lartësia në Unazën e Re dhe nga raportimet paraprake mësohet se ai është vetë hedhur nga kati i 3 i një pallati.

Mësohet se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës.

Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht shkaqet e ngjarjes ndërkohë në vendngjarje janë parë efektivë të Policia e të cilët kanë rrethuar zonën si dhe kanë nisur hetimet.