Hetimi për CEZ, mund të nis edhe nga dorëheqjet e 2 krerëve të “harruar” të ERE, Bujar Nepravishta e Sokol Ramadani

646
Javën e kaluar, gazeta “Telegraf” ka nisur publikimin e një investigimi të realizuar për maskaradën ekonomike-financiare me emrin “CEZ”, të cilin do të vazhdoj ta publikoj të plotë edhe gjatë kësaj jave. Investigimi ynë është përqendruar në vendimet që ka marrë Enti Rregullator i Energjisë (ERE) në periudhën 2009-2012, të cilët sipas fakteve që kemi konstatuar, kanë “lidhje pune konfidenciale e favorizuese” direkt me aktivitetin e “CEZ”-it çek, pas blerjes prej tij të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE). 
Sigal

ERE, “arkiva” e vulosur ku fshihet krimi i favorizimit dhe krimit të CEZ

Ka prova skandalesh të rënda e të shumta nga “gropa e zezë” CEZ, lejuar e mbështetur me vendime e pazare të vulosura e firmosura “në mirëkuptim” mes kupolës mafioze të CEZ dhe ish-drejtuesve të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), si institucioni bazë që kishte (dhe ka) “në dorë” vendimet për shpërndarjen, çmimet, licencimin, kontrollin e zbatimit të kontratës, lejet për investime, lejet për import-eksporte energjie, miratimin e humbjeve në rrjet dhe gjithçka që kishte lidhje me veprimtarinë e CEZ. Këto “fuqi” të CEZ, pasqyrohen në 120 vendimet e marra prej Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2009-2012. Nuk themi, se përse OSSH u shit “për 1 copë bukë”. Nuk themi se përse Entit Rregullator të Energjisë (ERE) nuk e detyroi CEZ të arkëtonte në llogarinë e shtetit Shqiptar 24% të detyrimit të fitimit sipas të drejtës si aksioner me CEZ. Nuk themi as se përse ERE, KESH, OST dhe CEZ drejtoheshin e kontrolloheshin nga individë politikë, pjesë e afërt familjare e krahinore e kupolës së ish-pushtetit. Por e kemi fjalën, për faktin që gjatë 3 viteve 2009-2012 Enti Rregullator i Energjisë (ERE), nuk shërbeu sipas detyrimit ligjor në mbrojtje të kontratës koncesionare me detyrimet që kishte CEZ, por ktheu këtë kontratë në “letër bixhozi”. ERE, në raportet me CEZ, nuk shërbeu në mbrojtje të konsumatorit shqiptar dhe të interesave ekonomike të shtetit shqiptar, por shërbeu si “seksere” dhe “avokate” e abuzimeve dhe vjedhjeve gjigande të bëra prej CEZ-it çek, duke hartuar e miratuar vendime e amendime vendimesh në favor të “Xhunglës CEZ”, veprimtaria e të cilës kishte si tregues krimin e shkatërrimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë, të vendosjes së çmimeve abuzive, lejimin e CEZ të të fuste në veprim faturat aforfe për 40% të konsumatorëve familjarë, të mbi-faturimeve për 55% të konsumatorëve familjarë, me vlerë sipas interesave të CEZ. Kujtojmë faktin që ERE është lejuesja dhe miratuesja e fiksimit dhe deklarimit prej CEZ, të gjoja “humbjeve teknike” herë të ulëta e herë të larta, të fiksimit të çmimeve të energjisë herë me ulje e herë me ngritje, të lejimit të mos vendosjes së qëllimtë të sahateve matës për të abuzuar me fatura aforfe, të lejimit të mos zbatimit të investimeve sipas kontratës, të lejimit të pazareve me import-eksportin e energjisë dhe shumë zullume të tjera, të bëra prej CEZ. 

“Letrat” e ERE të viteve 2009-2012, zbardhin krimin e bërë prej CEZ, në CEZ dhe me CEZ 

Sipas investigimit të dosjes shkresore dhe faktike të raporteve ERE-CEZ, zbulon se gjithçka me stampën “Krimi CEZ” është bërë edhe me “viston” e kupolës së Entit Rregullator të Energjisë (ERE), urdhëruar e miratuar “me gojë e me bojë” prej 2 ish-krerëve të saj Bujar Nepravishta e Sokol Ramadani, të cilët drejtuan ERE-e që prej privatizimit të OSSH nga CEZ e deri në largimin e CEZ, konkretisht periudhën e viteve 2009-2012. Mjafton të shikosh raportet e analizave vjetore 2009-2012 të ERE, të firmosur prej dy ish-drejtuesve “qelibar” të ERE në vitet 2009-2012, zotërinjve Bujar Nepravishta e Sokol Ramadani, të dorëhequrit “pa sqarime publike” dhe pa asnjë “raport pune drejtuese” dhe rezulton se këta kanë firmosur vendime, amendime vendimesh, urdhra, raportime për bilance fitive, miratime ekspertësh kontabël të “besuar” të përzgjedhur nga zonat dhe “fisi” i tyre, aprovim bilancesh vjetore etj. por çuditërisht, në këtë debat të madh e të egër publik dhe politik për “krimin CEZ”, emrat e dy ish-drejtuesve të ERE që drejtuan ERE në vitet e “Xhunglës CEZ”, nuk përmenden as formalisht! Përse janë “haruar” dhe kush i ka hequr nga “lista” e debatit, ballafaqimit dhe hetimit emrat e dy drejtuesve Nepravishta e Ramadani, të cilët kanë qenë në krye të ERE-s gjatë viteve kur “përbindëshi” CEZ bënte batërdinë me pasurinë kombëtare dhe me energjinë që u shiste shqiptarëve edhe duke përfiuar prej urdhër-dhënies e vendim-marrjes së tyre antiligjore?! Nisur prej fakteve që disponon gazeta “Telegraf”, nisur edh eprej mendimit të denoincuesve që kanë depozituar prova të shumta në redaksi, mendojmë se për të zbardhur krimin me emrin “CEZ”, drejtësia mund dhe duhet të nis hetimin nga veprimtaria e ERE në vitet 2009-2012. Ekspertë, zyrtarë e ish-zyrtarë të KESh, CEZ, OST dhe ERE, deklarojnë se brenda veprimtarisë se ERE qëndron e vërteta e “lirisë së pakufizuar” që CEZ kishte në sistemin dhe tregun energjetik shqiptar, për të krijuar, instaluar e zbatuar një “xhungël” me aktivitet kërdinë në shpërndarjen dhe shitjen e energjisë elektrike tek konsumatori! Faktikisht, kjo veprimtari 3 vjeçare e mbushur “kokë e këmbë” me krimin ekonomik-financiar të CEZ, prej 1 muaji është bërë “objekt” i një beteje politike mes palëve opozitë-mazhorancë, ku janë përfshirë edhe disa “alga” të llumit “CEZ” me detyrë avokatë, sekserë, ligjbërës, (vetë)filmues, dirigjues dëshmitarësh dhe ortakë në bizneset e pista filiale të CEZ, të cilët janë vënë në shërbim të pastrimit të veprimtarisë kriminale të CEZ-it të viteve 2009-2012. sot po publikojmë, një pjesë nga fjala e ish-kreut të ERE, zotit Bujar Nepravishta, mbajtur në analizën vjetore të ERE për vitin 2010, që flet për skenarin e shitjes së OSSH dhe blerjen prej CEZ, shoqëruar me disa skenarë të tjerë në favor të CEZ…

ERE hartoi dhe zbatoi “Deklaratën Rregullatore” 2010-2014, ose “paktin sekret” në favor të CEZ

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka qenë pjesë e Korporatës Elektro Energjetike (KESH) deri ne Dhjetor te vitit 2006. Ndarja e OSSH nga KESH dhe krijimi i OSSH sh.a, u aprovua ne Dhjetor te vitit 2006 nëpërmjet VKM Nr. 862 “Mbi krijimin e kompanisë “OSSH sh.a”. Në 30 Maj të vitit 2007, bordi mbikëqyrës i KESH aprovoi krijimin e OSSH sh.a dhe më 19 Qershor të vitit 2007, OSSH sh.a, u regjistrua në gjykatën e Tiranës. Ndarja e funksionit të shpërndarjes nga KESH sh.a, shënoi edhe hapin e parë drejt procesit të privatizimit të OSSH sh.a. Si këshilltar i transaksionit për të asistuar qeverinë e Shqipërisë gjatë procesit të ristrukturimit dhe privatizimit të OSSH sh.a., u zgjodh Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC). Mbas procesit “Due-Diligence”, IFC dorëzoi një raport me rekomandimet përkatëse për Ministrinë e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjetikes (METE), KESH dhe për Entin Regullator të Energjisë (ERE), në lidhje me detyrat që duheshin kryer, për të realizuar procesin e privatizimit. ERE kishte detyrimin të përgatiste dhe të dorëzonte në qeveri draftin e Modelit Shqiptar te Tregut si edhe të rishikonte të gjithë “legjislacionin sekondar”, me qëllim që ta përputhte atë, me Modelin e tregut. Modeli Shqiptar i tregut u aprovua nga qeveria në muajin mars 2008. Sipas këtij Modeli, OSSH sh.a. do te kryente dy aktivitete; aktivitetin e shpërndarjes (mirëmbajtjen, zgjerimin dhe operimin e sistemit te shpërndarjes ne territorin e Shqipërisë) dhe aktivitetin e Furnizuesit Publik me pakicë (FPP), pra shitjen e energjisë vetëm për konsumatorët tariforë, sipas një kontrate termat dhe tarifat e së cilës janë te aprovuara nga ERE. Për të zgjidhur problemin e riskut hidrologjik pranë KESH sh.a,. u krijua një divizion i veçantë, që u quajt “Furnizuesi Publik me Shumicë”, i cili do të merrte përgjegjësitë e furnizimit të vendit me energji elektrike, pavarësisht nga situata hidrologjike. Forma dhe formula e privatizimit të OSSH sh.a, u përcaktuan me Ligjin nr. 9899, në 20 Mars të vitit 2008. Sipas këtij ligji, privatizimi do të kryhej nëpërmjet një tenderi të hapur ndërkombëtar, me një fazë para-kualifikimi dhe jo me pak se 51%, por jo me shume se 76% te aksioneve do t’i ofroheshin investitorit strategjik. Pas fazës para-kualifikuese, në maj 2008 u njoftua se vetëm 4 kompani u para-kualifikuan (CEZ, ENEL, ESTAG dhe EVN). Mbyllja e gjithë procesit të privatizimit dhe kalimi i OSSH sh.a. tek kompania CEZ, u bë në datën 29 Maj 2009. për këtë ka edhe një “Deklaratë Rregullatore” (DR), si pjesë e Marrëveshjes së Blerjes se Aksioneve prej CEZ dhe kjo është vendosur ne aneks te saj. “Deklarata Rregullatore” është një nga elementët kryesorë të gjithë procesit të privatizimit. Ajo mbulon 3 periudha rregullatore, duke filluar nga janari i vitit 2010 deri 31 dhjetor të vitit 2014. Qëllimi i saj është të bëjë te mundur llogaritjen e tarifave të gjenerimit publik, të furnizimit me shumicë, shpërndarjes dhe furnizimit me pakicë. Sipas Modelit Shqiptar te Tregut, Furnizuesi Publik me Shumice, blen energji nga gjenerimi publik, prodhuesit e tjerë të vegjël e importi dhe e shet “miksin” e energjisë tek Furnizuesi Publik me Pakice, me çmim të rregulluar. Norma e kthimit për gjenerimin publik është vendosur norma e kthimit mbi Bonot e Thesarit afat-shkurtra të emetuara nga Banka e Shqipërisë. CEZ operon mbi bazën e çmimit tavan (price-cap formula) dhe faktori “X” është vendosur të jetë i barabartë me “Zero” për 3 periudhat e para rregullatore. Llogaritja e Kostos Mesatare të Ponderuar te Kapitalit (ËAAC). Niveli i pranuar i borxhit për qëllim të llogaritjes së tarifës së shpërndarjes, do të jetë 60% borxh dhe 40% kapital i vetë CEZ. Norma e Kthimit mbi Kapitalin e Vet (ROE) është fiksuar në 16.44%, për të 3 periudhat e para rregullatore. Në “Deklaratën Rregullatore” nuk është përcaktuar ndonjë shifër konkrete, në lidhje me koston e borxhit, por ERE për qëllimin e llogaritjes se ËAAC-ut, do të përdorë vlerësimin me të fundit të kostos mesatare të ponderuar të borxheve të reja, të marra nëpërmjet procedurave transparente të tenderimit të OSSH. 
(Vijon)