Hetimet zgjaten me 3 muaj, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Frrokut

520
TIRANË – Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Mark Frroku për moszgjatje të afateve hetimore. Ngas sot prokuroria ka tre muaj kohë për të kryer hetime ndaj deputetit Frroku.
Teksa dilte nga gjykata Frroku i pyetur nga gazetarët është shprehur se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe se nuk po lejohet të ushtrojë detyrën.
Të pranishëm në seancën ndaj Frrokut ishin edhe zyrtarë të ambasadës amerikane. Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë hetimet ndaj Frrokut do të vazhdojnë deri në 28 dhjetor të 2015
Deputeti Frroku është arrestuar në fillim të prillit dhe prej 6 muajsh ai ndodhet në masën e “arrestit me burg” nën akuzën e një vrasjeje në Blegjikë në vitin 1991. 
Sigal