Hetimet për atentatin në Durrës, Skonja u qëllua me 4 plumba, shoku i tij jashtë rrezikut

432
Sigal

 

Gazeta Telegraf/ Plot 6 gëzhoja pistolete
janë gjetur mbrëmjen e djeshme në vendin ku ka ndodhur plagosja e Alfred
Skonjës dhe shokut të tij në lagjen nr 5 të Durrësit
 mbremjen e 5 tetorit 2016

 

 Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se
katër plumba ka marrë Skonja në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa Çyrbja ka
marrë dy plumba.

 

Të dy janë në gjëndje të rëndë
por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Skonja ndodhet i shtruar në Spitalin e
Traumës ndërsa Çyrbja në Spitalin e Durrësit

 

Policia vijon hetimet dhe
paraprakisht dyshohet se objektiv ka qenë Skonja, i cili me 25 gusht 2016 u
arrestua si i dyshuar se kishte organizuar vrasjen e një shtetasi, por më pas
ishte liruar për mungesë provash.  Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë
nga qelia pasi kishte kryer masën e sigurisë 30 ditë paraburgim.