Hetimet – Arrestohet autori i tre vjedhjeve në Tiranë, në kërkim shoku i tij

552
Një 28 vjeçar i dyshuar si autor i 3 vjedhjeve, dy prej tyre të ndodhura në janar të këtij viti në Tiranë.
Vjedhjet janë kryer në datat 21 dhjetor 2016, 6 dhe 14 janar 2017.
Personi i arrestuar është Aurel Muja dhe sipas policisë vjedhjet janë kryer në bashkëpunim me Xh. G., 30 vjeç, banues në Kukës i cili është shpallur në kërkim.
Aurel Muja banor i Tiranës ishte dënuar më parë për Vjedhje me dhunë” kryer në bashkëpunim” . 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. 
Sigal