Hetim amerikan për zyrtarët më të lartë të institucioneve

530
Emërimi i prokurorit Federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjon Juncaj, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i ka dhënë një spunto hetimeve të vjetra që kanë lidhje me çështje të rëndësishme drejt trafikut dhe pastrimit të parave me Shqipërinë. Një çështje e që po hetohet në këtë drejtim, është dosja e një ish-zyrtari të lartë shqiptar, i cili është i penduar i FBI-së amerikane dhe po bashkëpunon mbi gjetjen e linjave dhe degëve të trafikut të drogës dhe investimit të parave në destinacione të tjera. Siç mësohet, drejtësia amerikanë po heton mbi një pastrim parash në Shqipëri të fondeve të përfituara nga trafiku i drogës. Çështja në fjalë pritet të dalë në gjyq brenda këtij viti dhe atëherë pritet të dalin në skenë fakte skandaloze. Në process, pala akuzuese mund të thërrasë vetë të penduarin që do të dëshmojë si ka depërtuar në administratën shqiptare dhe marrëdhëniet e tij me eksponentë të politikës. “I penduari” është një nga anëtarët e bandës së madhe shqiptaro-amerikane në Nju Jork që shpërndanin dhe trafikonin drogën, por edhe pastronin paratë e trafikut. Nga hetimet është zbuluar e gjithë skema e lidhjes së depërtimit të trafikantëve me sektorë të administratës së shtetit shqiptar. Prej muajit gusht, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është i pranishëm po asiston një prokuror amerikan i cili ka origjinë shqiptare. Gjon Juncaj ka punuar për një kohë të gjatë si asistent prokuror në shtetin e Michiganit, ku ka ndjekur shumë çështje ta pastrimit të parave të drogës nga ana e trafikantëve. Ai ka një përvojë mjaft mbreslënëse në çështjet e ndjekura në këtë drejtim. Dhe pikërisht kjo eksperiencë si dhe fakti që e njeh shumë mirë gjuhën shqipe, mentalitetin por edhe ambjentin shqiptar, e kanë bërë të mundur emërimin e tij pranë grupit anti-korrupsion të Prokurorisë shqiptare. Kjo metodë është e njëjtë me atë që SHBA emëroi për të hetuar mafien italiane në Nju Jork, pikërisht juristë të njohur italo-amerikanë, siç ishte edhe ish-prokurori e më pas kryebashkiaku i metropolit më të madh të SHBA-së, Rudolf Guliani. (illyriapress).
Sigal