Sigal

Vitet 2016 dhe 2017 mund të themi se kanë qenë ndër më të veçantët dhe të suksesshmit për regjisoren Elma Doresi. Ajo është një ndër emrat më të njohur të regjisurës në Teatrin Kombëtar, personazhi që fshihet pas suksesit të “Zbutja e Kryeneçes” shqiptare,  jehona e së cilës mbërriti deri në Kinë.

Por papritur Elma Doresi ka dhënë lajmin se prej ditës së sotme nuk do të jetë më regjisore e Teatrit Kombëtar. Regjisorja e njohur e cila ka ngjitur në skenë disa nga projektet më të suksesshme të viteve të fundit është shkarkuar ditën e sotme nga drejtori i institucionit kulturor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elma në Facebook-un e saj.

“Mos punoni se do mbeteni pa punë!
Zyrtarisht,sot më datë 1 shtator 2018, jam jashtë Teatrit Kombëtar.”- janë këto dy fjalitë me të cilat Elma lajmëron largimin nga Teatrit Kombëtar të cilat dukshëm të bëjnë të dyshosh se pas këtij shkarkimi të paparalajmëruar fshihet diçka tjetër.

“Arsyet?
“Roli i Regjisorit është në qarkullim”
“Nuk ke projekt”
“Nuk jemi të përjetshëm”

Qarkullimin të nderuar ma sqaroni ju.
Ndërsa unë ju sqaroj se mbeta pa projekt për arsye anullimin konkursi të projekteve nga T.K.
Edhe pse isha me projekt pasi isha drejtuese artistike dhe kuratore e “Neteve te Leximit të drames Shqipe”.
Mu tha se ishte suplement ky konkurs dhe se nuk plotesonte kriteret për rroge.
Në fakt pikerisht ky ‘suplement’ ishte kontrata ime e pare me T.K.”,- shkruan Elma.