Heroinë, kokainë e marijuanë nga Kapshtica në Greqi, si i kishin ndarë rolet 3 trafikantët shqiptarë

Një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur sot nga policia greke në Egaleo.

Sipas të dhënave të policisë helene grupi trafikonte marijuanë, heroinë dhe kokainë përmes pikës kufitare të Kapshticës drejt Greqisë. Janë arrestuar 3 shqiptarë të moshave 21, 38 dhe 48 vjeç, ndërkohë që janë ekzekutuar urdhër-arreste edhe për 19 shtetas të tjerë.

38-vjeçari i arrestuar akuzohet si personi që kryente trafikun përmes pikës kufitare të Kapshticës duke përdorur një automjet me vende të posaçme për fshehjen e drogës.

Për sa i përket 48-vjeçarit të kapur ai ishte personi përgjegjës për magazinimin e drogave. Në banesat e shqiptarëve të arrestuar u gjetën dhe sekuestruan 25 kg e 452 gram marijuanë; 3 kg 589 gram heroine; 130 gram kokainë, 39 kg 150 gram mpirës; 2 peshore; pajisje prerje e presimi; 4850 euro; 3 makina dhe 1 motor.