Heroi i Velipojës/ Ish-portieri i Vllaznisë shpëton një tjetër pushues

864
Sigal

Ish-portieri i Vllaznisë Eldi Hasani është kthyer sërish në qendër të mediave sociale, pasi ka shpëtuar një tjetër jetë.

Eldi Hasani, i cili gjatë verës punon si vrojtues në plazhin e Velipojës, ka shpëtuar nga mbytja një 54-vjeçare, e cila po hastë vështirësi në det.

Pasi ka dalë në breg, 54-vjeçarja ka kaluar një gjendje të fikti, gjë që e ka vështirësuar më shumë gjendjen e saj shëndetësore.

Megjithëse siç bëhet e ditur, ambulanca ka mbërritur shpejt dhe 54-vjeçarja është transportuar në spital për ndihmën e specializuar.