Helmohet një kryetar komune

630
Mbase depresioni ka shtyrë ish-kryetarin e komunës Baz në rrethin e Matit, Fatmir Kurti, 58-vjeç, i ka dhënë fund jetës në mesditën, duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur 58-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në rrugën e varrezave të qytetit të Burrelit.
Ai është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Burrelit, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që të kërkohet dërgimi i tij në Tiranë.
Pikërisht gjatë transportimit drejt kryeqytetit me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë, ai ka ndërruar jetë. Ende mbeten të paqarta rrethanat që duan Kurtin drejt aktit të vetëflijimit, por paraprakisht dyshohet të ketë qenë depresioni. Fatmir Kurti ka qenë kryetar i komunës Baz prej dy mandatesh. Kohët e fundit ai mbante detyrën e specialistit në Drejtorinë e Tatimeve në Bashkinë e Matit. 
Sigal