Helmohen nga ushqimi 15 studentë

612
15 studentë janë paraqitur te Spitali ‘Nënë Tereza’ për të marrë mjekim pas mesnate, pasi kanë shfaqur shenja helmimi.

Studentët janë paraqitur të toksikuar rreth orës 01:04 në pavionin e infektivit, bëjnë me dije burime nga policia, që shtojnë se rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta persona janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës, shtojnë të njëjtat burime. Të rinjtë që studiojnë në Tiranë kishin shkuar në Kalimash për një ekspeditë.

Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.
Sigal