Helmohen gjatë orarit të punës 20 punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës

643
Sigal

20 punonjëse të një fasonerie në Durrës janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të fikëti dhe me shenja helmimi.

Raportohet  se rrobaqepësia ku ndodhi ngjarja ka mbi 150 punëtore dhe ndodhet në Urën e Dajlanit.

Pasi ka folur me disa prej tyre gazetarja raportoi se rreth 1 orë më parë njërës prej punonjëseve i ra të fikët por u pasua edhe nga kolege të saj. Punonjëset me probleme shëndetësore po marrin ndihmën e parë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

15 prej tyre janë ende në spital, ndërsa njëra prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.