Sigal

Në Panahor të Mallakastrës, pranë uzinës banorët pretendojnë se është çare një tub gazi pranë banesave dhe për shkak të kësaj ka patur persona që kanë pësuar toksikim e kanë shkuar në spital. Ndërkohë banoret e Panahorit ne Ballsh në protestë për ndotjen e shkaktuar në këtë zonë.

Banorët shprehen, shkruan fax web,  se amortizimi i uzinës sjell ndotje masive.

Linja e tubacionit të djegies është jashtë funksionit, mbahet me 10 fasheta. Nga gazi eshte helmuar një banor i zonës që është transportuar nga spitali i Ballshit në Fier. Shyqo Hoxha 36 vjec, ka qenë duke korrur barin; edhe të tjerë banorë janë shtruar në spital, mes tyre dhe femijë.