Helmimi i çiftit/ Mjekësia Ligjore: Vajza vdiq nga monoksidi i karbonit. Dyshimi i mangallit në dhomë

265

Dy ditë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë Olsi Hajdari, tashmë në një gjendje të mirë shëndetësore ka lënë spitalin dhe ka folur për herë të parë se çfarë ndodhi në dhomën e tyre të gjumit.

Sipas 27-vjeçarit ai pasi kishte darkuar me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi.

Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar. Duket se këtë variant e konfirmon edhe Mjekësia Ligjore.

Mjekësia Ligjore ka pohuar se helmimi i çiftit ka ndodhur nga monoksidi i karbonit.

Ndërkaq nga ana tjetër familjarët e Rezarta Xibrrakut kanë bërë një denoncim në polici. Nëna e të resë, këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.

“Vajzën ma helmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”-tha Suzana Xibrraku.

Nga ana tjetër, i vëllai thotë se nuk pranon që familjarët e dhëndrit t’i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjarët e Olsi Hajdarit.

“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën . Të hetohet e vërteta.

Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm”-tha i vëllai, Reshit Xibrraku.