Helmim masiv në një shkollë, 40 nxënës përfundojnë në spital

603
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës. Rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë helmuar gjatë orëve të mësimit.
Burime konfidenciale thanë se shkak i helmimit mund të jetë bërë hedhja e një dezinfektuesi nëpër klasa. Theksojmë se ende deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lokale apo nga drejtoria arsimore.
Burimet thanë se 5 fëmijë janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e qytetit të Pukës dhe afro 40 të tjerë janë në ambulancën e fshatit Gjegjan.
Sigal