Helmet me markën “Kurum”, prej 23 vitesh “vrasin” jetën, ushqimet dhe mjedisin në Elbasan

73
Statistikë kancerogjene nga helmet e lëshuara prej “Kurum”
1.Në qarkun Elbasan, prej ndotjes së aktivitetit përpunues e prodhues të kompanisë “Kurum” vdesin mesatarisht 335 persona në vit nga sëmundjet kanceroze, prej helmit që përmbajnë gazrat e “Kurum”, të lëshuara në mjedis, 75% e të cilëve janë banorë të qytetit të Elbasanit
2.Mosha mesatare atyre që vdesin prej gazra-helmeve të lëshuara prej “Kurum” është 60-65 vjeç, ndërkohë që në 1000 lindje, 10 fëmijë lindin më sëmundjen “Malformime”.

3.Prej pluhurave të lëshuar në mjedis prej kompanisë “Kurum”, janë lëndë helmuese kancerogjene të ngurta, që qëndrojnë pezull në ajër dhe zbresin gradualisht në mjedis e thithen prej banorëve, të cilat kapin masën 220 deri në 270 mgr-m3, kur norma e lejuar nga OBSH është 50 mgr-m3, ndërsa norma e lejuar provizorisht për 10 vitet 1995-2005 nga Ministria Shqiptare e Mjedisit për mjedisin shqiptar është 95 mgr-m3. 
4.Këto grimca pluhuri që lëshon në ajër “Kurum”, në 85% të masës së tyre përmbajnë lëndë ekstreme toksike, të cilat formojnë smogun dhe shiun acid, që mbush rrugët e frymëmarrjes në organizmat e gjalla. 

5.Burimi i kësaj ndotjeje kancerogjene në Elbasan, me pasojë vdekjen e jetës së njerëzve, kafshëve, shpendë dhe helmin e ujit,, të produkteve bujqësore e blegtorale, janë zonat industriale me aktivitet firmat “Kurum”, “Ferrokrom”, “ECF” dhe fabrikat e tullave në këtë rreth, ku mungojnë filtrat e aspirimit e madje, atje ku janë vendosur, stakohen pas orës 22.00, siç vepron “Kurum”, prej të cilave krijohet 95% e ndotjes vdekjeprurëse për banorët e zonës. 

6.Lloji i kancerit, më i përhapur që krijohet prej ndotjes së “Kurum” është “Ca pulmoni”, që në gjuhën popullore quhet “Kanceri në mushkëri”, prej të cilit në Elbasan vdesin çdo vit 52 meshkuj dhe 32 femra. 
7.Helmi që del prej oxhaqeve të “Kurum”, krijon kancerin e trakesë, bronkeve, ose rrugëve të ajrit, më saktë të alveolave (qeseve të ajrit).