Helikopteri zbulon parcela me kanabis në Memaliaj

803
Sigal

Rreth 300 bimë Kanabis Sativa janë gjetur nga policia të mbjella në katër parcela në fshatrat Xhafaj dhe Krahës të Memaliajt.

Gjatë kontrollit të territorit nga me helikopter, në një territor të pyllëzuar, u konstatuan katër parcela me rreth 300 bimë kanabis.

Ndërkohë, mësohet se janë shoqëruar në polici kryeplaku i fshatit Xhafaj dhe përgjegjësi i njësisë pyjore. Ata akuzohen se nuk kanë raportuar për parcelat me kanabis.