Hekurudhat gjermane kërkojnë konduktorë dhe shoferë të trenave, paga bruto prej 2.650 euro

504
Në kuadrin e emigrimit masiv pas eksodit të infermierëve dhe mjekëve, hapet drita jeshile për ekspertë, teknikë e specialistë të hekurudhave në Gjermani. Kjo mundësi vjen në një kohë që hekurudhat në vendin tonë janë në një gjendje skandaloze.

Sipas telegrafi.com privatizimi i hekurudhave në Gjermani është në proces e sipër, dhe përveç tetë hekurudhave shtetërore “Deutsche Bahn” (DB), aktualisht ekzistojnë rreth 300 kompani private që merren me transportin hekurudhor, qoftë ai për pasagjerë apo mallra, ndërsa punëtorë potencialë u ofrojnë deri në 2.650 euro pagë mujore. Për shembull, gjatë vitit të ardhshëm në Shtutgart, shumica e hekurudhave rajonale të transportit publik do të menaxhohen nga kompania “Go-Ahead (Bahn).

Dhe të gjitha këto kompani kanë një gjë të përbashkët – kërkojnë urgjentisht shofer të trenit dhe konduktorë. “Deutsche Bahn” (hekurudhat gjermane) në Munih urgjentisht kërkojnë nga 50 deri në 100 konduktorë. “Metronom”, “Agilis”, “ODEG”, “Landerbahn”, “Go-Ahead” dhe kompani tjera transportuese gjithashtu kërkojnë urgjentisht konduktorë dhe shoferë të trenit.

Konkursi për konduktorë zgjat tre muaj, derisa ai për shoferë vetëm tetë muaj. Paga bruto e konduktorit në pjesën veriore të Gjermanisë sillet rreth 2.050 euro, derisa në pjesën jugore rreth 2.650 euro.

Për më shumë informacion mbi këtë mundësi punësimi klikoni: https://www.bahn.de/p/view/index.shtml
Sigal