Hekurudha Shqiptare ёshtё pronё e popullit

1776
Vladimir Shyte 
“I jepni natyrёs para se t’u marrё!”njё shprehje e thjeshtё, por shumё domethёnёse. Ideja e grabitjes nё emёr tё punonjёsve ёshtё tepёr drithёruese. Kёta tё fundit s’kanё marrё asgjё veç njё page tepёr tё ulёt aq mё shumё dhe qesharake. Tё cilёt i kanё shёrbyer hekurudhёs me vite tё tёra dhe vazhdojnё tё punojnё me aq sa kushte u ka krijuar stafi drejtues. Aq mё keq,disa drejtues tё mёparshёm nё bashkёpunim me sindikatёn e pavarur tё hekurudhёs e kthyen ndёrmarjen nё “Shoqёri Anonime”,duke u hequr dhe statusin hekurudhor, pra duke humbur shumё tё drejta qё ata i kishin mё parё. Nuk mjaftoi kjo, tenderat e njё pasnjёshme, nё disa raste dhe marramendёse qё krijoheshin me arsyetimin se do tё paguajmё pagat e punëtorёve. Por sa u kushtonin atyre pagat? Dhe sa fitonin ata drejtues tё korruptuar? Nuk ёshtё e nevojshme tё jap shifra, sepse ato janё zbuluar tashmё. Dhe njё lokomotivё avulli nё gjendje shumё tё mirё,qё u pregatit pёr lёvizjen e turistёve dhe pёr skena kinematografike e shitёn pёr skrap e tjera, e të tjera qё dihen .

Hidhёrimi u shndërrua nё njohje dhe puna vazhdon falё drejtuesve dhe specialistёve hekurudhorë. Dimё qё janё projektuar disa plane nga ministria pёrkatëse dhe i lutemi shumё qё tё nxitojnё, hekurudha i pёrket masave tё gjёra. Dhe askush s’ka tё drejtё t’a prekё atё, tashmё vetёm skeleti i ka mbetur. Por, Drejtuesi i Pёrgjithshёm Hekurudhor Z. Ilir Dashi, ka njoftuar se do tё organizojw njё tjetёr tender pёr shitje skrapi, mё 21 gusht 2017, dy javё para krijimit tё qeverisё sё re. Bёhet fjalё pёr 2 mijё tonё ҁeliqe specialw nga vagonёt e mallit dhe tё udhёtarёve me 161 ero toni. Ku edhe nё fund tё vitit qё shkoi doli nё pah se nё atё tender fakti qё gjendja nё magazinё ishte mё tepёr nga ajo qё prokurohet dhe merret mё tepёr mall nga ai qё ёshtё paguar. Njё parandjenjё lakmitare, naive sa edhe absurde, e cila dehet me entuziazmin mё tё epёrm, mё tё lartё tё tij, si mjelma nё ҁastin e vdekjes. Mjaft mё! Kёtu pёrfundon tragjedia hekurudhore e zhvatjeve, apo e thёnё mё mirё, shpёrndahet nё fluturim.

Hekurudha s’ka nevojё pёr rilindje, ajo ka lindur njё ditё, tashmё ajo kёrkon tё mbahet gjallё nё jetёn e saj tё pёrditshme. Ështё njё parandjenjё e njё ekzistence qё vlen mё tepёr se ҁdo llojё perceptimi dhe pёrvojё ndjenjash. Çdo vrazhdёsi tashmё tё copëtuar, ҁdo ndjenjё trishtimi ёshtё daravitur, shpirtra tё tendosur qё flasin hapur pёr pafuqinё e shtetit, i cili ёshtё sipёrmarrёsi kryesor i kёsaj ndёrmarrje, qё kёrkon t’i mjekohen plagёt. Vetёm ata qё ndjehen tё kёrcёnuar nga kjo gjendje mund t’a kuptojnё qartё, se po vazhduam ende kёshtu, presim njё fund tё turpshёm. Le tё shpresojmё nё forcёn e shtetit shqiptar!
Sigal