Hekurudha pothuajse jofunksionale, por në Shqipëri ndodh aksidenti i tretë në pak ditë

641
Sigal

Një tjetër aksident hekurudhor ndodhi gjatë ditës së djeshme në Shqipëri, i treti në pak ditë.

Pasditen e së djelës në zonën e plazhit “Iliria” një tren ka përplasur një pushues. Mësohet se burri, i cili është një pushues nga Kosova, tentoi të shpëtonte qenin që po rrinte në shina dhe për pasojë u godit nga treni i udhëtarëve Durrës – Elbasan. Shtetasi me iniciale A. A është transportuar drejt spitalit, ku edhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. “Më datë 19.08.2018, në lagjen Nr.13, Durrës treni i udhëtarëve i linjës Durrës – Elbasan ka goditur shtetasin A.A. 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Dy ditë më parë një automjet me 6 persona, të gjithë familjarë u përplasën me trenin në zonën e Golemit. Për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Ndërsa dje pranë Kamzës një tjetër automjet u përplas me të ku u lëndua një i mitur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.