Hekuran Halili sjell në Kuvendin e Çamërisë Bilal Xhaferrin

Agron MEMA

Bilal Xhaferri, poeti që përjetoi dhimbjen, përjetoi dëshirën për një botë të mirë, përjetoi dashurinë për jetën dhe motrat e tij, poeti që mbeti mister i krijimtarisë dhe jetës së tij. Bashkia e Konispolit ka organizuar një takim promovues dhe përkujtues, falë përkushtimit të kreut të shoqatës së shkrimtarëve, Pajtim Çaushi dhe kreut të bashkisë Shuaip Beqiri. Referues të shumtë janë mbështetur tek vepra e Bilalit, shoqëruar me recitime të nxënësve, falë përkushtimit të drejtoreshës Bukurie Braho dhe mësuesit të talentuar të letërsisë, Sami Alimema, i cili ishte dhe moderator. Por nga poeti, shkrimtari, inxhinieri i talentuar dhe i përkushtuar për jetën në fokus, Hekuran Halili e gjithë kjo u quajt fasadë false. Propozimet e tij për emërim të sheshit të Konispolit me emrin e poetit dhe shumë vendime të tjera të munguara të këshillave bashkiake që nuk kanë respektuar emrin e kësaj figure letrare dhe patriotike, janë sipas tij më shumë se neglizhenca. Kish shumë komente për këto çështje në takim.