HEC-i Skavicës, dibranët në protestë: Dëmi i pallogaritshëm

494
Ndërtimi i dy hidrocentraleve në luginën e Drinit, atij të Skavicës dhe Katundit të Ri, ka ngritur në protestë banorët e zonës.
Të mbledhur në vendin ku do të ndërtohet Diga e Hidrocentralit banorët kundërshtojnë projektin, që sic thonë ka mungesë transparence, pasi askush nuk i ka pyetur.
Sipas tyre, dëmi që u shkaktohet është i pallogaritshëm, në trevën me pasuri të madhe të trashëgimisë kulturore.
Janë mijëra hektarë tokë të kategorisë së parë dhe të dytë, janë qindra hektarë pemtore . Është një nga trevat më të pasura me trashëgimi kulturore, me qindra objekte historike, si vendbanime Ilire, Kisha të vjetra , kulla dhe xhami të para 1400-tës. Janë mijëra Varreza që do të mbyten , ndërsa numri i familjeve që duhet të shpërngulen do ta përgjysmonte Dibrën.
Protesta e Banorëve të Dibrës, u mbështet dhe nga strukturat lokale të PD.
Sigal