HEC-i Qafë-Mollë, punëtorët arrijnë marrëveshje me turqit

545
Sigal

MIRDITE – Pas rreth një muaji protesta, punëtorët e Hidrocentralit të Qafë-Mollës kanë arritur marrëveshjen me firmën turke, duke i dhënë kështu fund “revoltës” së tyre e cila mori spunto nga vdekja e 3 punëtorëve në galeri. Nga dita e nesërme 149 punëtorët e HEC-it do të rifikkojnë punën, ndërsa brenda 30 Gushtit do të lidhin kontratë kolektive. Firma turke “EfatoGlu”nuk do të heqë nga puna asnjë nga personat që u përfshinë në protesta.