HEC-i në funksion të plotë, OSHEE: S’ka më ndërprerje të energjisë në Theth

132
Prej disa ditësh, në zonën e Thethit energjia elektrike shkëputej dy orë në ditë për shkak të një defekte në HEC.
Mbrëmjen e sotme është vënë në funksion të plotë HEC-i që furnizon me energji këtë zonë.
Pas rregullimit të këtij defekti, OSHEE bën të ditur se në zonën e Thethit nuk do të ketë më shkëputje të energjisë elektrike.