HEC-et në Librazhd, kërkohet të rishikohen lejet e dhëna

156

Grupimi i rrjetit “Eko-lëvizja”, në një takim me pushtetin lokal, specialistë të pyjeve dhe shoqërinë civile diskutuan problemin e HEC-ve në rrethin e Librazhdit, sidomos atë të Parkut Kombëtarë Shebenik-Jabllanicë, ku vetëm në zonën e Parkut janë dhënë shumë leje. Sipas specialistit të mjedisit, Xhemal Mato ato janë një rrezik për banorët, për florën e faunën e zonës si dhe një dëm për turizmin. Ishin specialistët e mjedisit që kërkuan që të rishikohen koncesionet dhe lejet e dhënë si dhe zbatimi i projekteve nga ana e subjekteve që kanë marrë miratimin për ndërtimin e tyre. Në takim doli se nuk është pyetur komunitetit, madje drejtuesit e pushtetit lokal, institucionet përkatëse nuk kanë zbatuar ligjin.

Rreziku

Rrethi i Librazhdit pas 15 vjetësh do të jetë një zonë e thatë dhe një dëm ekologjik i paparashikuar, lejet koncensionare që janë dhënë për ndërtimin e dhjetëra hidrocentraleve në të gjithë rrethin do të bëjë që asgjë e gjallë të mbijetojë, në njerëz dhe në kafshë. Janë plot 84 hidrocentrale që do të ndërtohen  në të gjithë rrethin dhe sipas specialistëve do të jetë një dëm shumë i madhe në florën dhe në faunën e këtij rrethi, do të jetë një shkatërrim total i biodiversitetit. Lejet koncesionare që janë dhënë, është parë vetëm përfitimi ekonomik i kompanive private dhe në emër të dhënies së urimeve të energjisë, por pa menduar mirë që gjithçka do të thahet nga mungesa e ujit të gjitha burimet ujore që nga Parku Kombëtar i Shebenikut dhe në të gjitha territoret uji do të grumbullohet dhe me tuba do të shkojë për hidrocentralet. Vetëm në Lumin Shkumbin, në trungun e tij do të ndërtohen 14 copë hidrocentrale të gjitha me tuba uji do të futet në tuba dhe nuk do të ketë asnjë pikë uji mbi sipërfaqe, pra nuk do ketë më lum Shkumbin, ku hidrocentrali i parë fillon në Proptisht të Pogradecit dhe përfundon në Gradishtë të Lushnjës, pra 14 copë hidrocentrale që do të ndërtohen, do të shterojnë këtë lumë të mrekullueshëm. Po kështu edhe ujërat e lumit të Stravanit, lumit të Gostimës, Rrapunit, Gurakuqit nuk do të këtë asnjë ujë. Të paret që do të ndjejnë këto shterim të ujërave do të jenë fermerët që kanë prodhimet bujqësore, po kështu gjallesat, bimësia,flora shqiptare do të thahet, do të ketë tharje të ajrit, po kështu dhe fauna e egër do të zhduket për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Të shqetësuar nga kjo katastrofë mjedisore që po krijohet, një grup 17 shoqata nga rrethi i Librazhdit kanë ngritur zërin e protestës duke kërkuar ndaljen e kësaj katastrofe mjedisore që po krijohet.