Hebrenjtë, biznes me serbët nga Porti i Durrësit

743
Sigal

Thyhet monopoli në transportin e mallrave kontenjierike. Kreu i APD, Eduard Ndreu: “Transporti detar është në krizë”!

Kriza që ka përfshirë shtetin grek, ka filluar të ndjehet edhe në Portin e Durrësit, megjithatë kompanitë private nuk po ngurrojnë që në këtë kohë krize të lënë portet greke dhe të hedhin sytë nga Durrësi.  Kompania e tretë, e cila ka nisur prej pak ditësh aktivitetin në transportin e kontenjerëve në port është një prej kompanive të mëdha në botë me qendër në Haifa të Izraelit.

Shërbimi

Autoriteti Portual i Durrësit bën me dije se krahas 2 kompanive ekzistuese që operonin në këtë transport është futur edhe një kompani e re Izraelite “Zim Lines”. Prej disa javësh ka nisur operimin edhe kjo kompani e re, e cila kryen një shërbim në linjë. Çështja e licencave të kontejnerëve nuk ka kufizime, çdo kush që  do të vijë është i mirëpritur për të kryer biznes me Portin e Durrësit. Fakti që ka hyrë kjo kompani e re është një lajm i mirë edhe për biznesin, sepse shtimi i linjave rrit konkurrencën dhe rritjen e cilësisë së shërbimit dhe uljen e tarifave. “Ky është një vit i vështirë për të gjithë transportin. Transporti detar është në krizë, megjithatë ne kemi numra pozitivë përsa i përket transportit të kontejnerëve, por nuk ka rritje ashtu siç ka ndodhur në vitet e shkuar nga 35 deri në 45%, por rritjen e numrit të kontejnerëve e shikojmë shenjë pozitive që porti ka shënuar rritje përsa i përket këtij transporti”, tha drejtori i Portit të Durrësit, Eduart Ndreu. Kjo kompani me një aktivitet 20 vjeçar në Selanik të Greqisë, ka parë Portin e Durrësit, si një pikë të rëndësishme kontakti në zhvillimin e tregtisë me vendet e Ballkanit dhe kryesisht me Serbinë, Maqedoninë Malin e Zi dhe Kosovën.

Kompania

Përfaqësuesit e kompanisë çifute kanë si synim që brenda një kohe të shkurtër të kthejë në Portin e Durrësit klientët e Serbisë, të cilët deri tani kanë operuar në Portin e Selanikut. “80% e fluksit që vinte nga Greqia në Shqipëri tani do të kalojë direkt nga Porti i Durrësit nëpërmjet kësaj kompanie. Biznesi serb ka një marrëdhënie të ngushtë me kompaninë “Zim” dhe shkëmbimet tregtare që kryheshin nga Porti i Selanikut, drejt Ballkanit në rrugë tokësore, kostoja është dy herë më e lartë se nga Porti i Durrësit. Si fillim synojmë që të punojmë me klientët tanë, të cilët do t’i tërheqim nga Selaniku drejt Durrësit dhe duke rritur shërbimet dhe duke ulur çmimet, synojmë që të kapim një pjesë të tregut të kontejnerëve. Si fillim kemi punuar me një linjë në javë, me një vapor dhe synojmë që duke mbajtur çmime konkurrente me dy kompanitë e tjera, të punojmë. Duke parë konkurrencën në Portin e Durrësit dhe vështirësitë ekonomike që po kalon aktualisht transporti detar, Rodolf Xhillari në vazhdimësi thotë se hyrja e një kompanie të tretë thyen monopolet e krijuara nga dy kompanitë që operojnë prej vitesh në këtë sektor në Portin e Durrësit. Kontrata e para që kthehen në port janë për 1200 kontejnerë me gurë që dalin nga Shqipëria drejt Selanikut.

Eksporti

Eksporti i gurit dhe pllakave, i cili del nga mali i Tomorrit në Skrapar shkon në Selanik, për tu nisur drejt Kinës, tashmë, eksporti do të bëhet nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe jo nëpërmjet Selanikut, siç ka ndodhur. 500 ngarkesa të tjera bëhen me pllaka që shkojnë po nga Porti i Selanikut drejt Italisë. Edhe këta klientë do të operojnë me Portin e Durrësit, nëpërmjet kësaj kompani .Duke u ndalur tek tregtia me Serbinë synimi është që biznesi i këtij vendi të kalojë transit nga Porti i Durrësit, i cili shkurton koston e transportit rrugor minimalisht me 50% të kostos së transportit rrugor nga Selaniku drejt Serbisë. Kompania “Zim” ka klientë të fuqishëm, nga Serbia që operojnë me portet e Koperit, Selanikut, etj., dhe tërheqja e tyre me çmime të ulëta.