Haxhinasto: Pagesat e qytetarëve për taksitë sipas taksimetrit

506
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka prezantuar sot paketën e re të masave kundër informalitetit në fushën e Transportit Rrugor. Kjo paketë prek të gjithë transportin ndërqytetas duke përfshirë edhe taksitë.
Edmond Haxhinasto: Një bllok i rëndësishëm do të jetë përmirësimi i shërbimit taksi, është e domosdosme që të respektojmë standardin e legjislacionit tonë me qëllim që të gjithë në sektorin e transportit të ketë rregullat e tyre dhe kështu gjithësecili të ketë mundësi dhe të paguajë detyrimet e shtetit dhe ne te jemi me standarde sa më afër BE. Operatorët e taksive ta dinë që synimi i këtij plani është që taksimetrat të vendosen në funksion dhe pagesat e qytetarëve të jenë mbi bazën saj dhe sërbimit që i ofrohet qytetarëve.
Një pikë tjetër e paketës është edhe çertfikimi i serviseve të automjeteve. Sipas Haxhinastos, nuk bëhet fjalë për regjistrim, por për çertifikim të atyre që punojnë në servise në mënyrë që shërbimi tek qytetarët të jetë sa më i sigurt.
Edmond Haxhinasto: Me rëndësi është servisi i automjeteve, ka nevojë për rregullim. Aktiviteti i këtyre operatorëve është me rëndësi për sigurinë e jetës së qytetarëve. Ata që punojnë në pikat e servist duhet të jenë të certifikuar, cilësia e shërbimit të jetë sa më e mirë dhe sigurtë.
Sigal