Haxhinasto në Itali, viziton kompanitë publike të transportit dhe trajtimit të mbetjeve

507
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe kryetari i Bashkisë së Cerrikut Altin Toska, zhvilluan një vizitë pune, në qytetin e Breshias, në Itali.
Sipas njoftimit për shtyp nga ministria e Transporteve, gjatë qëndrimit delegacioni shqiptar u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Breshias, Emilio Del Bono, figurë e njohur e të majtës italiane. Në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht për rritjen e prezencës së biznesit italian në Shqipëri. Gjithashtu, parashtruan çështjen për binjakëzimin mes bashkisë së qytetit të Cerrikut me atë të Breshias.

Haxhinasto ne BreshiaNga ana e tij, ministri Edmond Haxhinasto e falenderoi kryetarin e Bashkisë së Breshias, Emilio Del Bono, për përpjekjet e mëdha që po ndërmerr për të integruar komunitetin shqiptar të emigruar vitet e fundit, sidomos në aspektin e vendimmarrjeve lokale.
Gjatë vizitës, ministri i Transportit, vizitoi kompanitë publike të transportit dhe trajtimit të mbetjeve, fusha në të cilat Breshia renditet ndër qytetet me sisteme ndër më modernet në Itali. Në takim u diskutua gjerësisht në marrjen e këtyre eksperiencave në Shqipëri, në projekte që kanë të bëjnë me këto sektorë.
Sigal