Haxhinasto: Ndërtojmë hekurudhën riaktivizimi aeroportit të Kukësit

506
Sigal

Kosova dhe Shqipëria janë angazhuar për të gjetur mundësi financiare për ndërimin e hekurudhës mes dy vendeve. Kjo ishte një nga pikat e takimit mes ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe  homologut të tij kosovar, Lutfi Zharku.

Dy ministrat vunë theksin mbi nevojën e intensifikimit të punës për çështjet konkrete të marrëveshjes midis dy institucioneve të firmosur një vit më parë në Prizren.

Haxhinasto e informoi homologun Kosovar për projektin e zgjerimit të rrugës dhe të pikave të kontrollit doganor në Doganën e Morinës, i cili do të lehtësojë shumë shërbimet për udhëtarët dhe bizneset në këtë pikë me aktivitet të dendur.

Duke folur për projekte të përbashkëta, Ministri Haxhinasto u ndal tek Rruga e Kombit si aset i përbashkët, për të cilën ka nevojë të koordinohen përpjekjet për një aktivitet ekonomik më të dendur, lidhur kjo edhe me ofrimin e lehtësive në portet e vendit për biznesin kosovar.

Në përfundim të takimit, Ministri Haxhinasto prezantoi homologun me zhvillimet më të fundit në sektorin e transportit ajror dhe mundësitë e aktivizimit të Aeroportit të Kukësit.