Haxhinasto: 18% e popullatës nuk furnizohet me ujë të pijshëm

495
Shqipëria nuk vuan nga burimet hidrike por 18% e popullatës nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, tha se shkak për këtë situatës është keqmenaxhimi dhe humbjet në rrjet. Me reformën e nisur, Ministri kërkoi përgjegjësi për të zgjedhurit e rinj vendor.
18% e popullsisë nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Situata është dhe më problematike gjatë stinës së verës për shkak të thatësirës.
Por kjo gjendje nuk vjen nga mungesa e burimeve ujore, përkundrazi Shqipëria prodhon 272 milion metër kub ujë.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, tha se keqmenaxhimi, humbjet në rrjet janë arsyet përse vendi ndodhet në këtë situatë.
Haxhinasto: “Janë rreth 18% që nuk furnizohen. Sasitë që ne prodhojmë sot rreth 272 milionë metër kub ujë janë të nevojshme edhe për ti shërbyer asaj pjese që nuk shërbehet si në Shqipëri dhe duke patur parasysh edhe një imazh humbje prej 20%.Pra shikoni se çfarë humbjesh ka sistemi ynë i Ujësjellës-Kanalizimeve që prodhohet kaq shumë ujë, nuk matet, nuk kthehet investimi dhe kosto e tij dhe nuk u shërbehet njerëzve.
Reforma e nisur në sektorin e Ujësjellësit nuk do të shoqërohet me rritje çmimi.
Haxhinasto: “Ne prodhojmë 50 milion metër kub ujë më shumë se sa i duhen të gjithë Shqipërisë. Si mund ti rrisim çmimet? Jo. Nuk është rritja e çmimit rruga për të realizuar qëllimet e reformës”.
Për të zgjedhurit vendor do të këtë përgjegjësi të reja për menaxhimin e sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Sigal