Haxhi Giu pranon se mori ryshfet 29 mijë Euro, do përfitojë ulje dënimi

482
Prokurori Haxhi Giu do të përfitojë ulje dënimi pasi ndaj tij u vendos të gjykim i shkurtur. Prokurori i Krujës, që dikur ka shqyrtuar dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, u arrestua disa muaj më parë pasi mori 29 mijë Euro që të ndryshonte akuzën për një person të arrestuar. Sot, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranonte gjykimin e shkurtuar për prokurorin e arrestuar, çka do të thotë që Giut do t’i ulet 1/3 e dënimit kur Gjykata të japë verdiktin e saj. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, prokurori Haxhi Giu ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. Gjithashtu, Gjykata pranoi gjykim të shkurtuar edhe për Aleks Shporin, qytetari që i dha shumën e parave prokurorit të arrestuar me qëllim që t’i lehtësonte akuzën.
Sigal