Hashashi/ Kontroll nga ajri dhe aksion nga toka në veri të vendit

583
Sigal

Në fshatin Kotë të Bashkisë Selenicë, rreth 400 rrënjë hashash të ndara në disa parcela kishin arritur një lartësi mbi gjysmë metër nga toka.
Top-Channel ka mësuar se mbi 1 mijë forca policie të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale janë angazhuar në një operacion masiv në zonat e thella malore në veri të vendit për kontrollin e territorit. Por, përveç masave të policisë, një ndihmë të konsiderueshme për zbulimin e rasteve të kultivimit pritet të japë edhe monitorimi ajror i Guardia di Finanzas. Këtë vit fluturimet pritet të nisin më 15 maj, ndaj zyrtarët italianë zhvilluan edhe një takim koordinues me krerët e Policisë së Shtetit. Kolonel Joselito Minuto tha se është llogaritur që këtë vit të kryhen 30% fluturime më shumë se vitin e kaluar. 
“Falë teknologjisë së avancuar kemi reduktuar kohën në maksimum përsa i përket përpunimit të të dhënave”, deklaroi Minuto. Fluturimet e avionit italian do të përqendrohen në zonat e evidentuara me risk gjatë vitit të kaluar. Në mars të këtij viti, qeveria prezantoi planin kombëtar kundër kultivimit të kanabist, për reduktimin në maksimum të këtij fenomeni. Ndërkohë, nga janari deri më tani, policia ka sekuestruar rreth 30 tonë kanabis gati për trafikim.