HARTA/ Shkrin dëbora, alarmi i IGJEUM: Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

679
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje të larta në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Sot dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e prurjeve dhe e niveleve. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018.
RESHJET
Sot pasdite dhe nesër, në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta ose mesatare, por lokalisht edhe intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata.
Sasia më e madhe e reshjeve pritet të bjerë gjatë pasdites së sotme.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1100 m mbi nivelin e detit, kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
– Në bregdet: 10 / 16 °C;
– Në vendet e ulëta: 8 / 15 °C;
– Në vendet malore: 3 / 10 °C.
ERA
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.
Sigal