Harta për sigurinë e udhëtarëve në botë, Shqipëria shfaq risk të moderuar

825
Udhëtimi për në çdo vend në botë gjithmonë vjen me rreziqet e veta.
Sa e lehtë është të udhëtosh përreth? A ka kërcënime të sigurisë? Cilat masa parandaluese shëndetësore duhet të merrni?Këto janë të gjitha çështjet e rëndësishme që duhet të adresohen përpara se të kaloni në avion, tren apo makinë, thekson një studim i fundit.
Harta e re interaktive, e përpiluar nga “International SOS andControlRisks” tregon për çdo shtet sigurinë që i pret në udhëtimin e tyre, e parë në këndvështrimin e rrisqeve mjekësore, sigurisë në rrugë dhe sigurisë së udhëtimit në tërësi.
Sipas hartës, Shqipëria ka risk të ulët të udhëtimit. Ky në fakt, është një tregues pozitiv për turistët që duan të udhëtojnë, duke marrë në konsideratë edhe shtimin e kërkesave, apo edhe artikujt e mediave të huaja për vendin tonë.
Sakaq, sipas treguesit tjetër, atë të sigurisë në rrugë, Shqipëria gjendet në një nivel të moderuar, duke pasur kështu riskun e udhëtimit në rrugë, sipas të dhënave të fundit të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Në treguesin e fundit, sipas hartës interaktive, risku shëndetësor që ka vendi ynë është në nivele mesatare. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet që “kërcënojnë” shëndetin e një udhëtari, por që risku ekziston në një nivel mesatar.
Evropa, Amerika e Veriut, Kili, Uruguai, Afrika e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia të gjitha thuhet se konsiderohen të jenë të sigurta, sipas raportit.
Rreziku i lartë në ekstrem përfshijnë pjesë të mëdha të Afrikës, Afganistanit, Pakistanit, Sirisë, Jemenit, Venezuelës, pjesëve të Ukrainës, pjesëve të Indisë dhe Papua Guinesë së Re.
Vende dhe rajone të tjera që raportojnë se paraqesin një kërcënim të madh për udhëtarët në rrugë janë Rusia, Mongolia, Kina, Irani, Kazakistani, Brazili, Bolivia dhe Paraguai.