Harta e “Info Point”, drejton turistët e huaj në Tiranë

931
TIRANË – Tirana është bashkia më e madhe në vend, e ndoshta jo kushdo njeh çdo “cep” të sajin…aq më pak turistët. Për t’i orientuar ata, në zonat kryesore të kryeqytetit janë vendosur tabela informuese të cilat tregojnë vendndodhjen tuaj aktuale dhe drejtimet për të shkuar në pikat ku dëshironi të shkoni.
Kjo risi është prezantuar nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes rrjetit social Facebook, ku ka postuar foto të pikave të informimit të vendosura në kryeqytet.
Në statusin me të cilin ka shoqëruar fotot, kreu i Bashkisë së Tiranës thotë se imazhi më i mirë për vendin janë vetë qytetarët, ndaj nuk ka ndalur së bëri edhe njëherë apel për një qytet më të pastër dhe miqësor.
“Bashkia ka vendosur tabela informuese për të ndihmuar turistët, por guida e imazhi më i mirë je ti. Turizmi sjell të ardhura të nevojshme për qytetin tonë. Një Tiranë e pastër dhe miqësore është kartolina më e bukur”, shkruan Veliaj në rrjetin social.
Disa nga tabelat e informimit “Info Point” janë vendosur në qendër të Tiranës, pranë Liqenit Artificial dhe në zonën e Zogut të Zi. Veç hartes se Tiranes, ne “Info Point” jane vendosur me sqarimet perkatese edhe pikat kryesore turistike te cilat ja vlejne te vizitohen nga te huajt 
Sigal