Harrojini ditët me diell, në Shqipëri rikthehen reshjet

611
Nëse keni pasur në plan që të shijoni ditët me diell të pranverës, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka një lajm të keq për ju.
Bëhet me dije se sot dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin.
Në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.
Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 20 °C, në vendet e ulëta: 14 / 20 °C dhe në vendet malore: 11 / 17 °C.
Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe vendet malore ndërsa nesër (e martë, dt.08) pritet të fryjë e lehtë.
Sigal