Harroi qiriun ndezur, flakët shkrumbojnë shtëpinë e 70-vjeçarit, rëndë i moshuari

758
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shijak, ku një banesë është përfshirë nga flakët e për pasojë është plagosur rëndë një 70-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet H.Sh, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një qiri, që është harruar ndezur në shtëpi.
Informacion paraprak
Më datë 22.01.2018, rreth orës 04:00, në Shijak është djegur në banesë nga pakujdesia shtetasi H.Sh. 70 vjeç, I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal