Harito: Të larguarit padrejtësisht nga administrata dëm 20 mln lekë shtetit

175

Vendimet e gjykatave për të rikthyer në punë personat e administratës publike të hequr padrejtesisht i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 20 milionë lekësh.

Një fakt i tillë u bë publik nga Ministrja e Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito gjatë një takimi të organizuar me studentë të nivelit master mbi informimin e konkurseve për administratën publike dhe vendet vakante.

Në lidhje me shkurtimet që po bëhen në administratën publike duke ju referuar kryesisht administrates së qarkut Shkoder, Harito tha se kjo është në kuadër të reformës territoriale ndërsa 61 bashkitë do të riformohen.

Takimi kishte si synim që të rrisë njohuritë, interesin dhe besimin në konkurset për punësim në administraten publike.