Haradinaj uron Pavarësinë: Sot, jemi një me zemër!

564
Sigal

Mesazh përbashkimi në ditën e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka përcjellë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në fb, Haradinaj thotë se sot shqiptarët të gjithë me zemër janë një.

Duke vlerësuar sakrificën ndër breza dhe nderuar të rënët në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar, Haradinaj përkujton edhe ditëlindjen e heroit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“Të nderuar bashkëkombas,

Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.

Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.

Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!

RH”