Haradinaj mbërrin nga Sllovenia: Askush nuk mund të luajë me shqiptarët

554
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pas mesnate nga Sllovenia. Haradinaj u prit në Rinas nga disa prej përfaqësuesve të partisë së tij, ndërsa janë nisur menjëherë drejt Kosovës.
Me të zbritur në territorin shqiptar, Haradinaj ka kritikuar Jahjagën për falënderimin e saj drejtuar Sllovenisë. “Nëse ka diçka personale për ta falënderuar le ta falënderojë, por jo për mua. Sepse, çfarë kanë pasur të më bëjnë, unë jam i vendit tim’ -ka thënë Haradinaj.
Ai ka kritikuar edhe reagimin e kryeministrit Isa Mustafa. “E kam konsideruar gabim deklaratën e Mustafës që ka thënë se është bërë në bazë të ligjit. Nëse për të është ligj urdhër-arresti i Serbisë dhe Cërna Gorës, atëherë le të shkojë edhe ai atje”- ka thënë Haradinaj për mediat që kishin dalë ta presin.
Hardinaj udhëtoi nga Sllovenia në Tiranë, pasi nuk kishte fluturime për në Prishtinë.
Haradinaj u ndalua nga autoritetet sllovene me një fletë-arrest të Serbisë të vitit 2004, por pas verifikiemve është lënë i lirë nga ky shtet i Bashkimit Evropian.
Sigal