Hapja e dosjeve në Kuvend Hoffmann: Procesi i vështirë

639
Sigal

TIRANE – Në zyrat e Kuvendit, shoqëria civile ka dorëzuar draft për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, theksojnë se në këtë draft propozohet që të hapen dosjet e politikanëve, drejtuesve të komuniteteve fetare dhe madje edhe të gazetarëve. Me ligjin e ri parashikohet që për të gjithë personat që do të mbajnë poste kyçe në administratën publike, duhet të plotësojnë fillimisht një formular ku do të vërtetohet nëse ka qenë apo jo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Hoffmann: Proces i vështirë, por i rëndësishëm

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann i pranishëm në këtë konferencë tha se hapja e dosjeve është një hap i vështirë por i rëndësishëm për vendin. Diplomati gjerman theksoi se ne duhet të përballemi me të kaluarën. Ai bërë apel që ky process të bëhet në trasparencë të plotë.
 

“E di që kjo është është shumë e vështirë por e rëndësishme. Nga eksperienca gjermane them që ky është një projekt i vështirë. Ka qënë e vështirë sepse akoma Gjermania po përballet me këtë problem. Nuk është një problem vetëm i Parlamentit apo shoqërisë, por dhe familjeve për të përballuar të kaluarën. Nëse shikoni se çfarë ndodh me politikën e jashtme gjermane tani, ajo ka ardhur si rrjedhojë e debatit për këtë gjë. Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë, si të ndryshonte politika dhe si të dëmshpërbleheshin të persekutuarit politik dhe hapjen e dosjeve. Dosejt janë hapur në atë mënyrë që secili mund t’i shikonte ato. Ky është një proces i shëndetshëm por mund të krijojë dhe probleme të shumta. Mediat gjermane kaë treguar shembuj se si burri ka spiunuar gruan. Është e rëndësishme se çfarë ndodh në edukimin në shkolla, se si kjo histori përpunohet për t’u dhënë në shkolla”, deklaroi Hoffmann.


Ballauri: Përveç dosjeve dhe ligj për lustracionin

Gjatë një konference për mediat, Elsa Ballauri, kryetare e shoqatës për të drejtat e njeriut, ka thënë se në ligjin e lustracionit ndryshe nga ligji i mëparshëm që kishte vetëm lustracionin është përfshirë edhe hapja e dosjeve. “
 
“Ne duhet të  fillojmë një proces të ri, nuk është vetëm ligji për hapjen e dosjeve. Është e sigurt që do gjendet nje derë, që do të bëjë pastrimin e shoqërisë shqiptare. Shpresoj këtë radhë që ligji të realizohet. Nuk është një gjë teknike, por një frymë të re. Ndryshe nga Gjermania që ka pasur një model ndryshe, në e kemi nisur mbrapsht. Duhet ta fillojmë me ndërgjegjësim të vërtetë, duhet të jemi të motivuar. Nuk duhet të kemi frikë nga politika, se ata do të shkojnë drejt frymës jo të shoqërisë. Ne do të gjejmë shumë deputetë që do të luftojnë për këtë akt”, deklaroi Ballauri.  

Doda: Mazhoranca të votojë për hapjen e dosjeve

Deputetja demokrate, Mesila Doda tha se ka ardhur koha që historia duhet të shkruhet dhe të jetë e pranishme nga të gjitha palët. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të distancohet nga figura e Enver Hoxhës, të cili e quajt kriminel para dhe pas luftës, si dhe i kërkoi që të votojë këtë ligj, për hajen e dosjeve dhe atë të lustracionit.
 

“Sot jam e kënaqur që këmi një nismë të shoqërisë civile. Politika dhe vonohet por duhet të qëndrojë koherente në premtimet që jep. Ligji i lustracionit është një hap i parë. Që të fillojmë të luajmë me dosjet nuk ka interes për shoqërinë shiptare. Ky ligji i stotëm, është i plotë, hap dosjet dhe pastaj pjesa e lustracionit e atyre njerëzve që kanë pasur pozicione të larta në regjimin komunist. Këta njerëz sot nuk mund të vazhdojmë më e të jenë pjesë e politikës, drejtësisë apo në institucione të larta. Ka ardhur një moment që historia duhet të shkruhet e të jetë e pranueshme nga të dyja palët. I kam kërkuar kryeministrit të flasë për figurën e Enverit dhe nuk ka thënë asnjë fjalë. Kjo kërkon një aksion më të fortë, Enver Hoxha nuk është një hero, por një kriminel para dhe pas luftës. Parlamenti i Shqipërisë duhet të pranojë një histori reale të Shqipërisë. Mazhoranca e sotme duhet të kalojë këtë ligj, me te gjitha votat”, deklaroi Doda.  

Idrizi: E kaluara ka mbajtur peng vendin

Deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se duke parë të vërtetën në sy ne do të mund të kalojmë nga ajo kohë. Sipas tij kjo e kaluar ka mbajtur peng vendin, e ndërsa e vërtëta do na bëjë mirë të gjithëve.
 
pro dosjeve

 
“Duket sikur e kaluara na ka munudur, se pse ne nuk kemi arritur të shofim të vërtetat e mëdha në sy. Para 24 vitesh duhet të hapeshin dosjet, për të kaluar nga ajo kohë. Ne duhet që t’i hapim dosjet, të shofim atë mekanizëm që në radhë të parë dhunoi dinjitetin njerëzor. Pas 24 vitesh metastazat e diktatorit janë ende prezente. Duke parë të vërtetën në sy ne do të mund të kalojëm ato kohë. E kaluara e ka penguar vendin. E vërteta do të na bëjë mirë të gjithëve. Ligji për hapjen e dosjeve duhet të shoqërohet me lustracionin”, deklaroi Idrizi.