Hapet njëri krah i segmentit rrugor Tiranë-Elbasan

60

Pas 8 vitesh që nga nisja e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, sot është hapur krahu i majtë i këtij segmenti, TEG-Tuneli i Krrabës.
Ashtu siç njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar është hapur loti i parë i këtij aksi rrugor nga kryqëzimi i Ibës deri në hyrjen e tunelit të Krrabës.
Mjetet do të kalojnë në karrexhatën e majtë të këtij segmenti me 3 korsi, duke përfshirë edhe korsinë e emergjencës.
Pavarësisht hapjes së njërit segment të këtij aksi rrugor, punimet vazhdojnë ende dhe pjesa në Ibë vazhdon të mbetet problematike për shkak të rrëshqitjes masive të dherave.