Hapen 8170 dosje me “leje shtetësie”, dhënë të huajve në 15 vitet e fundit

544
të “plotësuar” detyrimin për marrjen e masave për mbrojtjen nga rreziku prej akteve terroriste, duke armatosur e nxjerr si “cuba” nëpër rrugët e Tiranës, disa policë të armatosur me kallashnikovë të “ndryshkur”. Por këtë “hall” që ka mbërthyer e po mban në panik gjithë botën, duket se e kanë marrë me seriozitet shërbimet huaja inteligjente që veprojnë e që së fundi kanë “desantuar” më shumicë edhe në Shqipëri, duke mos i besuar fasadave e sjelljeve groteske “anti-terrorizëm” që manifeston shteti shqiptar. pas takimit urgjent të zhvilluar me krerët e lartë të shtetit shqiptar, strukturat e huaja të sigurisë, kanë hedhur hapin e dytë në drejtim të gjurmimit të origjinës, taktikave të maskimit dhe rrjetit të bashkëpunimit, për të mbërritur në “strofullën” e individëve e grupeve terroriste, të cilat mendohet se kanë “rezidencë” dhe aktivitet “teorik”e praktikë edhe në Shqipëri, shfaqur ditët e fundit me telefonata për vendosje bombash. Siç dihet, informacionet për grupe e synime aktesh terroriste që janë vendosur, “propagandojnë” e rekrutojnë në Shqipëri, prej 2 vitesh janë bërë ”lëndë e parë” në duart e strukturave të specializuara të shtetit shqiptar e të partnerëve të tyre ndërkombëtarë, të cilët janë duke verifikuar, testuar, filtruar e ndaluar persona me qëndrime e tendenca terroriste. Kujtojmë, që në muajin mars 2014, kjo u manifestua me arrestimin e një grupi të dyshuar si celulë islamike terroriste” që fshiheshin pas aktivitetit fetar në Tiranë, Librazhd, Elbasan, Durrës, Peshkopi etj. të cilët janë ende në gjykim, mes të cilëve edhe shtetas të huaj, rezidentë në Shqipëri prej mbi 10 vitesh me leje “shtetësie shqiptare”, të dhënë nga shteti shqiptar. 
Futen në “filtër” 8170 dosje me “leje shtetësie”, dhënë të huajve në 15 vitet e fundit
“Lista” emërore që po verifikohet më me kujdes këto ditë nga shërbimet e specializuara anti-terror”, janë të huajt rezidentë në Shqipëri, të cilët duke përfituar nga ligji shqiptar i dhënies së shtetësisë, kanë marrë këtë shtetësi me të drejta të plota me dekret presidenti. Pikërisht, në këtë element ka nisur dyshimi fillestar, lidhur me të huajt, kryesisht ata që në 15 vitet e fundit kanë ardhur dhe jetojnë si shtetas shqiptar në Shqipëri, kryesisht të ardhurit nga vendet myslimane. Kjo listë personash, përbënë pistën e parë të shërbimeve inteligjente të huaja, për gjurmimin dhe zbulimin e grupeve, apo personave me prirje, me mision e veprimtari terroriste. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, dje janë marrë gjithë dosjet e të huajve të cilëve Ministria e Brendshme dhe Presidenca, u ka dhënë shtetësi shqiptare në përputhje me Ligjin Nr. 8389, datë 05. 08. 1998 dhe me Ligjin Nr. 130/2013 (të ndryshuar) për të drejtën kombëtare e ndërkombëtare, për kriteret, mënyrën dhe praktikën e dhënies së shtetësisë shqiptare për të huajt. Sipas burimeve hetimore të shërbimeve inteligjente të huaja, këto shërbime, në bashkëveprim me një grup ekspertësh e zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Brendshme, Presidencës, SHISH dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, kanë hartuar një listë me emra personash të huaj, të cilët nëpërmjet një vrojtimi të imët, do të kalojnë në “filtër” lidhur me origjinën e vendit nga vijnë, veprimtarinë në vendet e origjinës, procedurat e aplikimit dhe të miratimit të dhënies së shtetësisë shqiptare. Në filtër do të kalojnë edhe ata shtetas të huaja, tashmë shtetas shqiptar, të cilët kanë krijuar familje me shtetase shqiptare, duke u pajisur edhe me shtetësi të dyfishtë. Procesi verifikimit të tyre ka nisur dje dhe në këtë proces janë futur 8170 dosje individësh të huaj, të pajisur me “leje shtetësie”, dhënë në 15 vitet e fundit. e po kështu, hetimi i tyre do të ketë si pikë referimi edhe “lidhjet e reja” shoqërore, fetare, pasurore e të punësimit, apo aktivitetit të OJF-ve, që ata kanë krijuar, disponojnë e ushtrojnë në Shqipëri. Njëherazi, do të hetohen edhe hyrje-daljet në kufirin shqiptar dhe lidhjet që ata mbajnë e ushtrojnë në vendet ku shkojnë. Ky “filtrim”, sipas burimeve të gazetës “Telegraf” nuk po bëhet si proces rutinë, por si operacion ndërkombëtar, për të zbuluar nëse brenda kësaj liste gjenden ose jo, individë që kanë lidhje me strukturat, propagandën dhe veprimtarinë terroriste.
Verifikim edhe 30 mijë emrave të skeduar, të ndërruar 10 vitet e fundit 
Objekt i verifikimit do të jenë edhe personat me shtetësi të vetme shqiptare, të cilët kanë ndryshuar emrat, ose mbiemrat në 10 vitet e fundit, 80% e të cilëve janë të skeduar për veprimtari të dyshimta, nga të cilët 40% për krime të kryera brenda e jashtë Shqipërisë. Ky verifikim do të behet prej strukturave shqiptare, nën mbikëqyrjen e strukturave inteligjente të huaja që janë “ankoruar” këto ditë në Shqipëri, si proces administrativ, do ta kryejnë strukturat e pushtetit lokal në qarqe, të cilët do të vënë në dispozicion gjithë regjistrin e gjendjes civile të shtetasve shqiptar. vëmendje e veçantë, do të tregohet gjatë verifikimit të emrave të shtetasve të huaj që janë pajisur me shtetësi shqiptare, por që pas marrjes së kësaj shtetësie, mbështetur në legjislacionin shqiptar, kanë ndryshuar emrat, ose mbiemrat. Kujtojmë, që ndryshimi i merave ose mbiemrave në Shqipëri, bëhet edhe në mbështetje të Udhëzimit Nr. 90, datë 2. 04. 2014 “Për miratimin e formës dhe përmbajtjes së shpalljes, për kërkesën e ndryshimit të emrit, ose mbiemrit”. 
Ja Udhëzimi Nr. 90, datë 2. 04. 2014
“Për miratimin e formës dhe përmbajtjes së shpalljes, për kërkesën e ndryshimit të emrit, ose mbiemrit”. 
Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës, të pikës 3 të nenit 57/4 të ligjit nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, UDHËZOJ: 1. Forma dhe përmbajtja e shpalljes për kërkesën e ndryshimit të emrit/mbiemrit, e cila duhet t’u njoftohet nëpërmjet publikimit, personave të interesuar për ndryshimin e emrit/mbiemrit të kërkuesit, apo atyre personave që mund të preken nga ndryshimi i kërkuar, të jetë sipas modelit, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 2. Prefekti, pasi kryen verifikimet mbi dosjen dhe çmon se janë përmbushur kërkesat dhe procedurat e ligjit për gjendjen civile, sa i përket ndryshimit të emrit/mbiemrit, për shkak të papërshtatshmërisë, urdhëron afishimin e shpalljes së kërkesës në zyrën e gjendjes civile ku është paraqitur kërkesa dhe ku kërkuesi ka vendbanimin, si dhe në dy prej gazetave dhe/ose në Fletoren Zyrtare, për një periudhë prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh. 3. Ngarkohen me zbatimin e këtij udhëzimi, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, prefekti i qarkut, nëpunësit e zyrave të gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna dhe në degët e qarkut. Ky udhëzim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. 
MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME 
Saimir Tahiri
——————- 
Ja 12 autoritetet shtetërore që lejon Ligji Nr. 108/2013 “Për të huajt”, për të kontrolluar të huajt në Shqipëri
1. Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për trajtimin e të huajve që kërkojnë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë është struktura përgjegjëse për kufirin dhe migracionin. 
2. Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për trajtimin e të huajve që kërkojnë mbrojtje (azil) dhe për refugjatët apo për personat, të cilët janë nën mbrojtje plotësuese, është struktura që mbulon çështjet e shtetësisë dhe refugjatët. 
3. Autoriteti shtetëror përgjegjës, në nivel rajonal/vendor, për trajtimin e të huajve që kërkojnë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë është struktura rajonale që mbulon çështjet e kufirit dhe migracionit. 
4. Autoriteti shtetëror qendror, përgjegjës për trajtimin e kërkesave për vizë, është struktura përgjegjëse për çështjet konsullore. 
5. Autoriteti përgjegjës për pranimin e kërkesave për vizë dhe lëshimin e vizave janë përfaqësitë diplomatike, zyrat konsullore jashtë vendit, si dhe autoriteti përgjegjës vendor për çështjet e kufirit dhe migracionit në pikat e kalimit kufitar, për rastet e përcaktuara në këtë ligj. 
6. Autoriteti shtetëror qendror, përgjegjës për trajtimin e marrëdhënieve të punësimit të të huajve në Republikën e Shqipërisë, është autoriteti përgjegjës për çështjet e migracionit në ministrinë që mbulon çështjet e punësimit. 
7. Autoriteti shtetëror përgjegjës, në nivel vendor, për punësimin e të huajve, është zyra përkatëse e punësimit. 
8. Autoriteti shtetëror bashkërendues në përcaktimin e kuotave vjetore të punësimit për të huajt është ministria përgjegjëse për ekonominë. 
9. Autoriteti shtetëror përgjegjës për vlerësimin e sigurisë kombëtare është struktura që mbulon shërbimin informativ shtetëror në nivel qendror. 10. Autoriteti shtetëror përgjegjës për vlerësimin e cenimit të sigurisë publike është struktura përgjegjëse e Policisë së Shtetit. 
11. Autoriteti shtetëror përgjegjës për vlerësimin e rrezikut për shëndetin publik është ministria përgjegjëse për shëndetësinë. 
12. Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e programit kombëtar të integrimit social të të huajve, janë ministria përgjegjëse për punën dhe çështjet sociale, ministria përgjegjëse për arsimin dhe shkencën dhe ministria përgjegjëse për turizmin, kulturën, rininë dhe sportet.
—————————————————
Ja Ligji Nr. 8389, datë 05. 08. 1998 “Për dhënie shtetësie shqiptare””
FITIMI I SHTETESISE SHQIPTARE 
Neni 6 
Shtetësia shqiptare fitohet me: 
a) lindje
b) natyralizim 
c) birësim
Neni 10 
I huaji që është i martuar me një shtetas shqiptar prej jo më pak se 3 vjetësh, në rast se dëshiron, mund të fitoje shtetësinë shqiptare me natyralizim edhe në qofte se nuk plotëson kushtet e neni 9, pikat 2 dhe 5, në këtë rast i huaji duhet të këtë banuar, në mënyrë të vazhdueshme dhe të ligjshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë, të paktën 1 vit. 
—————————————————————————–
Ja 4 përcaktimet e Nenit 57/1, të Ligjit Nr. 130/2013 “Për procedurën e ndryshimit të emrit dhe mbiemrit, me kërkesë të personit të interesuar
1. Me përjashtim të rastit të korrigjimit të emrit/mbiemrit, çdo shtetas mund të kërkojë ndryshimin e emrit ose të mbiemrit pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit/mbiemrit dhe emrin/mbiemrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse.
2. Kërkesa për ndryshimin e emrit të përkohshëm, të vendosur nga prindërit, mund të bëhet nga vetë personi brenda një viti nga data e mbushjes së moshës madhore. Në këtë rast kërkesa përmban datën dhe nënshkrimin e kërkuesit, i cili duhet të përcaktojë qartë emrin e përhershëm që kërkon të marrë.
3. Kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Kjo dispozitë nuk gjen zbatim në rastin e aplikimit të kërkesës për ndryshimin e emrit të përkohshëm, sipas pikës 2 t ë këtij neni.
4. Ministri përgjegjës për gjendjen civile parashikon me udhëzim rregullat lidhur me përcaktueshmërinë e emrave/mbiemrave që konsiderohen të papërshtatshëm, si dhe listën me emra dhe mbiemra të personave që kanë rëndësi historike, familjeve të shquara në shkallë kombëtare apo të mirënjohura në bashkinë/komunën ku ka vendbanimin kërkuesi, së bashku me një listë, pasi merr paraprakisht mendimin e institucioneve të specializuara. i 
Sigal