Halim Kosova akuzon publikisht Ministrin Beqaj

580
Sigal

Halim Kosova akuzon Beqajt: U ke bërë presion firmave farmaceutike duke u thënë – “Dua lekë, nuk dua ilaçe”

Halim Kosova, deputeti i PD-së, ish ministri i Shëndetësisë në ballafaqimin me minsitrin e Shëndetësisë, në Komisonin Parlamentar të Shëndetësisë, e akuzoi për skandale të mëdha korrupsioni që ka bërë vetë minsitri Beqaj, duke u bërë shantazh kompanive farmaceutike, duke u kërkuar lekë për xhepin e tij dhe jo më ilaçe për të sëmurët në spitale.  Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Urdhërit të Mjekut në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj u akuzua nga parardhësi i tij Halim Kosova se u ka bërë presion  kompanive farmaceutike për të përfituar financiarisht prej tyre.  Ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova e akuzoi gjithashtu ministrin Beqaj edhe për një çështje tjetër që ka të bëjë me  dhënien e shërbimit të mirëmbajtjes së aparaturave në QSUT një firme që është nën hetim për abuzime të mëdha nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.“..Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe, por dua lekë. Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund, sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit, të lësh pacientin pa ilaçe..”. “..Në qoftë se aparaturat e sistemit shëndetësor kanë çaluar, kanë çaluar, sepse nuk u është bërë shërbim. Në qoftë se auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dorëzon një material shumë të kompletuar për x firmë, e cila ishte përgjegjëse për këto aparatura dhe ministria duke e parë problemin shumë serioz, ia çon Kontrollit të Lartë të Shtetit.  Kam informacione që me ardhjen tuaj në pushtet po kjo firmë pa u mbaruar gjykimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer dhe ka marrë atributet e mëparshme..”. Tani i mbetet organeve të prokurorisë që të hetojnë këto 2 akuza të rënda korrupsioni që ngriti deputeti i PD-së, ndaj ministrit të Shëndetësisë Beqaj. Këto akuza nuk mund të anashkalohen me heshtje, si nga maxhoranca, por as nga organet e drejtësisë. Në një kohë që reforma për drejtësinë është një nga 5 prioritetet e BE-së ndaj Shqipërisë, këto skandale të ministrit Beqaj, i cili akuzohet në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë për korrupsion, janë prova nëse maxhoranca do të ketë vullnetin politik që të kërkojë transparencë për të bërë që drejtësia të japë drejtësi për të gjithë. Në Portugali, të mos harrojmë, që është në paraburgim ish kryeministri socialist Sokrates, i cili akuzohet nga drejtësia portugese për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.