Hakmerret për plagosjen e 2 vëllezërve atentat kreut të Sigurimeve Shoqërore

538
Sigal

PESHKOPI/Policia: Krimi u parapri nga një debat i ashpër mes autorit e të dyshuarit. 32-vjeçari është në kërkim!

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Qarkut Dibër, 55-vjeçari Gafurr Kadria është në gjendje kritike për jetën në spital pas atentatit me tre plumba pistolete që iu bë mesditën e djeshme në qendër të qytetit të Peshkopisë. Nga hetimet e para rezulton se atentatori i atentatit që u parapri me një konflikt mes palëve, është 32-vjeçari Redon Uka (i njohur në Peshkopi si Sulë Uka), ndërkohë, si shkak i atentatit me armë dyshohet të jetë hakmarrja. “Rreth një viti më parë, djali i 55-vjeçarit Kadria ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti, dy vëllezërit e të akuzuarit Uka”,-shtojnë burimet për “Telegraf”. Policia lokale ka konfirmuar masat për kapjen e autorit e vënien e tij para drejtësisë, ndërkohë që, ngjarja që ndodhi në mesditë, në pikun e lëvizjeve, ka terrorizuar banorët e qytetit të Peshkopisë nga pasiguria për jetën.

ATENTATI

Burime për gazetën thonë se, atentati ndaj kreut të Sigurimeve Shoqërore ka ndodhur në orën 13:30 të ditës së djeshme në afërsi të godinës së Drejtorisë së Policisë, përkatësisht mes ish-Shkollës Bujqësore dhe gjimnazit të qytetit. Mësohet se, një orë më parë, viktima dhe i akuzuari janë përballur me njeri-tjetrin ashpër me fjalë. Më pas, 32-vjeçari Uka është larguar, për t’i zënë pritë 55-vjeçarit e për ta ekzekutuar atë me armë. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se, “55-vjeçari është goditur nga afër me tre plumba pistolete, nga gjoksi e poshtë”. Pas atentatit, 32-vjeçari është larguar për t’u shpëtuar prangave, ndërsa viktima është dërguar me shpejtësi në qendrën spitalore të Peshkopisë. “Për shkak të gjendjes së rënduar, është kërkuar transporti me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për ndërhyrje më të kualifikuar”. Burimet spitalore shtojnë se gjendja e tij është tepër kritike.

HETIMET

Nga hetimet e para, si pistë kryesore e atentatit evidentohet hakmarrja. “Një vit më parë, djali i 55-vjeçarit, pas një sherri në një kazino, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, dy vëllezërit e 32-vjeçarit Uka, i akuzuar për atentatin e djeshëm. Ky është dhe moment që krijoi hasmërinë mes palëve”,- shtojnë burimet e rezervuara nga grupi i hetimit.  Ndërkohë, nuk mësohen debatit mes autorit e viktimës, në përballjen e tyre një orë më parë se të ndodhte ngjarja. Kurse banorët e shumtë janë terrorizuar nga ajo që panë. “Për qytetin tonë, skena të tilla janë të pa pranueshme. Jeta është e pa sigurt. Po terrorizohemi. Policia, shteti të na siguroj jetën, të na siguroj qetësinë”,- pohon një i moshuar nga qyteti i Peshkopisë